RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Shefat Isufi sfidon titullin WBC Mediteran me 28 mars

1 min read

Boksieri ynë nga Lugina e Preshevës pranë sfidës më të madhe në karrierë. Ai do të boksoj kundër Stjepan Bozhiq

Shefat IsufiBoksieri ynë nga Lugina e Preshevës, Shefat Isufi do të sfidoj titullin e kampionit, WBC Mediteran, ku përball do të ketë kroatin Stjepan Bozhiq. Ky meç do të zhvillohet në qytetin Altöting të Gjermanisë. Kjo do të jetë sfida e dytë e madhe në karrierën e tij, pasi Isufi vitin e kaluar humbi duelin ndaj Dennis Ronert për brezin “IBF Youth”.

Isufi deri më tani ka zhvilluar 17 meçe në boksin profesionist duke shënuar 15 fitore (11 KO) dhe duke pësuar dy herë.

Ndërsa, Bozhiq deri më tani ka zhvilluar 39 meçe profesioniste me bilanc prej 29 fitore (19 KO) dhe 10 humbje. Bozhiq ka boksuar për shumë tituj, dhe njëkohësisht me boksier të mëdhenj. Ai ka fituar titullin WBA Intercontinental ndaj Djemin Stelini dhe duke e mbrojtur një herë ndaj Roman Aryaman. Më pastaj ka boksuar edhe titullin e botës të versionit WBA, Dimitri Sartison të cilin e humbi me ndërprerje në raund të gjashtë. Bozhiq ka boksuar edhe me Arthur Abraham të cilin e humbi me TKO 2.

Lajmin për Kosova Boxing e bëri të ditur menaxheri dhe trajneri i Isufit, Alexander Petkoviq, i cili theksoi: “Shefati është i përgatitur si kurr më parë. Ne kemi punuar shumë për këtë meç, dhe shpresoj që do të fitojmë”.

Kosovaboxing.org
16 shkurt 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.