RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Shefat Isufi fiton titullin IBF East/West Europe

1 min read

Shefat IsufiRegensburg, Bayern, 29 dhjetor 2015 – Shefat Isufi ka fituar titullin IBF East/West Europe në kategorinë gjysëm të rënd. Ai ka mposhtur serbin nga Bosne e Hercegovina, Sllavisha Simeunoviq me nakaut në raund të tretë.

Isufi gjatë karrierës ka zhvilluar 24 meçe profesioniste me bilanc prej 19 fitore (14 KO), 3 humbje dhe një barazimi. Ndërsa për Simeunoviq kjo ishte humbja e 13-të në karrierë, karshi 18 fitoreve (16 KO).

Ky është titulli i parë i fituar nga boksieri ynë nga Tërnoci. Ai vitin e kaluar kishte sfiduar titullin IBF Youth ndaj gjermanit Denis Ronert dhe kishte humbur atë përballje me vendim unanim, ndonëse Isufi kishte pasur paraqitje të mirë dhe mbreslenëse. Në ngjarjen e Regensburgut u paraqiten edhe dy boksierët e menaxherit shqiptarë, Agron Kurtishit të cilët të dy shënuan fitore me nakaut. Xenia Jorneac 5-1-0 (2 KO) shënoi fitore me nakaut në raund të parë ndaj boshnjakës Sonja Soknic, 0-6. Ndërsa debutuesi Michael Biola 1-0 (1 KO) shënoi poashtu fitore me nakaut ndaj serbit Sinisha Legen, 0-5.

Kosovaboxing.org
30 dhjetor 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.