RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Shefat Isufi -Boksieri më i mirë i vitit 2019

2 min read

Shefat Isufi ka qenë boksieri më i suksesshëm i vitit 2019 nga shqiptarët. Isufi së bashku me dy boksierët tjerë, Nuri Seferin dhe Meriton Karaxhën e përbënin treshën konkurruese, por ishte boksieri ynë nga Lugina e Preshevës që e fitoi këtë epitet falë zgjdhjes së grupit punues të Kosova Boxing.

Isufi pati një vit të madh duke boksuar kundër njërit ndër dhjetë boksieret më të mirë sot, “Pound for Pound” në botë, britanikut Billy Joe Saunders. Dhe jo vetëm këtë, ai bëri një përballje bravoroze kundër Saunders duke mos e respektuar asesi, besa arriti që në raundin e gjashtë ta rrezikoj duke i treguar se mund ta mposhtë. Saunders që pesë raundet e para i kishte boksuar komod dhe lehtë kundër boksierit tonë, normalisht duke i fituar, në të gjashtën tregoi se nuk do t`a ketë lehtë deri në fund. Në këtë raund ndodhi ajo që e kërkonte Isufi, pas një tentimi nga Saunders ai goditi me një kroshe të djathtë të fuqishme i cili dridhi Saundersin. Ai më pastaj u mundua që të gjej goditjen e radhës por që Saunders iu shmang duke kuptuar që Isufi mund ta befasoj. Ishte raundi i parë i fituar nga Isufi. Në fund të këtij raundi u kuptua që Saunders nuk do të rrezikoj më dhe nuk do të rrezikoj më dhe kjo doli, Saunders iu shmang luftës së drejtpërdrejt dhe të afërt duke boksuar në distancë dhe gjysëm-distancë duke fituar përballjen.

Nga kjo humbje Shefat Isufi nuk humbi asgjë, ai përkundrazi fitoj shumë. I tregoi botës që duhet respektuar. I tregoi kundërshtarëve tjerë se nësë dëshirojnë përballjen me te nuk do ta kenë të lehtë.

Ky meç e motivoj Isufin duke vazhduar rrugëtimin e tij. Ai mposhti më me 8 nëntor në Gladbah të Gjermanisë, gjeorgjianin Levan Shonia me vendim unanim pas tetë raundeve dhe më pastaj me 26 dhjetor në Bern të Zvicrës, sllovakun, Nikolos Holcapfel me nokaut në raund të katërt.

Isufi përmbylli vitin me dy fitore dhe një humbje duke u zgjedhur boksieri i vitit për 2019.

www.kosovaboxing.org
2 Janar 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.