RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Shane McGuigan – Trajneri që mund të quhet fenomen

3 min read

Artan Vërbica
21 shkurt 2018

Foto: Shane McGuigan dhe George Grooves

Në fundjavë u zhvillua meçi i rëndësisë së madhe ndërmjet dy britanikëve George Grooves dhe Chris Eubank Junior. Interesimi i këtij ballafaqimi ishte mjaft i madh sikur se ai i Nigel Benn dhe Chris Eubank Senior e zhvilluar 28 vite më parë me 1990. Në këndin e Eubank Jr, qëndronte pikërisht babai i tij Eubank Sr, ndërsa në këndin e Grooves, trajneri i ri tashmë i dëshmuar, Shane McGuigan.

Besoni apo jo, McGuigan është vetëm 28-vjeçar. Ai nuk ka ndonjë eksperiencë të madhe si boksier edhe pse ka fituar disa tituj të vegjël deri sa ishte boksier junior dhe për të rritur, si kampion nacional për debutues me 2007 dhe kampion i Irlandës për U-21 me 2008. Këto ishin sukseset e tij si boksier, ndërsa nga viti 2010 filloi të mësoj menaxhimin dhe njëkohësisht punën e trajnerit së bashku me babain e tij, Barry McGuigan.

Foto: Familja McGuigan – Shane dhe Barry

Babai i tij, Barry McGuigan tani menaxher dhe promoter i boksit, ka pasur një karrierë të bujshme si boksier, duke zhvilluar 35 meçe në boksin profesionist me bilanc prej 32 fitoresh (28 KO) dhe tre humbje. Suksesi i tij ishte i jashtzakonshëm. Barry McGuigan është shpallur kampion evropian me 1983 në kategorinë pendël duke e mbrojtur titullin e kontinentit të vjetër plot tre herë për dy vite e gjysmë. Pas suksesit si kampion i Britanisë së Madhe dhe Evropës, Barry sfidon titullin e kampionit të botës në versionin WBA në kategorinë pendël ku në prani të 26.000 shikuesve në stadiumin Loftus Road në Londër fiton titullin e botës kundër amerikanit Bernard Taylor me dorëzim në raund të tetë. Titullin e botës më pastaj e mbrojti dy herë, një herë në Dublin dhe një herë në Belfast, për të humbur në mbrojtjen e tretë nga amerikani Steve Cruse me 1986 në Las Vegas.
Por, që theksohet fjala “dardha pikë nën dardhë”, kjo është e vërtetë sepse djali i Barry-t, Shane sot po e mahnit botën me punën e tij të trajnerit. Ai tani po stërvitë dhe po përgatitë disa nga boksierët më të mirë të Britanisë së Madhe.

Foto: Shane McGuigan dhe Carl Frampton

Shane me punën e tij 4-vjeçare arriti që me Carl Frampton të fitojnë titullin e botës. Me Conrad Comings nga 2013 deri 2017 arriti të fitoj titullin e kampionit evropian në WBO. Nga viti 2016 iu bashkua George Grooves ku arritën titullin e kampionit të botës në versionin WBA.Në dy vitet e fundit 2016 dhe 2017 stërviti ish-kampionin e botës David Haye. Ai tani në petkun e tij si trajner ka boksierët, Chantelle Cameron (5-0, 4 KO) e cila qysh në meçin e katërt ka fituar titullin e vlefshëm IBO në kategorinë e lehtë, pastaj Josh Taylor (11-0, 10 KO) duke fituar titullin e Comonwealth-it dhe WBC Silver në kategorinë super të lehtë.Foto: David Haye dhe Shane McGuigan

Ekspertët e boksit theksojnë se aftësia e tij me programet mentale dhe fizike ngritë nivelin më të lartë të boksierëve. Ai deri më tani është dëshmuar. Me 28 vjet ka arritur të shpallë dy kampion të botës, Carl Frampton dhe George Grooves, suksesë i jashtzakonshëm i këtij djaloshi që mund të quhet fenomen i vërtetë.

www.kosovaboxing.org

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.