Die. Dhj 15th, 2019

Shala vs. Skoglund caktohet për 9 dhjetor

1 min read

Erik Skoglund vs. Shpetim ShalaDueli ndërmjet Shpetim Shalës dhe suedezit Eric Skoglund është caktuar për datën 9 dhjetor. Kjo shtyrje për datë të re erdhi pasi ekipi Saurland Event nuk kishte aplikuar me kohë për të zhvilluar këtë ngjarje. Ministria e Sportit të Suedisë ka rregullat e veta dhe miratoi kërkesën nga Federata e Boksit Profesionist të Suedisë, tani kur erdhi me kohë. Suedia ka rregullën e vetë që dy muaj më herët duhet të aplikohet për ndonjë meç që i kalon përmbi katër raunde. 

Për Shalën kjo sfidë dhe kjo shtyerje është e mirë se ardhur. Ai do të ketë më shumë kohë për përgatitje ku shpresojmë me 9 dhjetor në Nykoping do të dal fitues.

Kosova Boxing ka pranuar një ftesë zyrtare nga Federata e Suedisë ku do ta mbështetim boksierin tonë nga afër.

Kosova Boxing
28 shtator 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.