RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Shala vlerësohet ndër boksierët më të mëdhenjë në botë

3 min read

Artan Vërbica
16 shkurt 2018

Jo rastësisht sot Shpetim Shala vlerësohet ndër boksierët më të mirë në kategorinë gjysëm të rënd. 22 fitore (8 KO), dy humbje dhe një barazim në 25 meçe gjithsejt radhitin boksierin tonë në pozitën e 49-të në botë nga enti për statistika botërore, boxrec.com. Ai është dëshmuar si në fitore, si në humbje. Dy humbjet vetëm se e kanë forcuar dhe ai nga këto dy humbje është larguar kokëlartë dhe si fitues moral. Ky suksesë Shalën e solli te respekti i madh i gjigantëve më të mëdhenjë evropian, si Saurland Event, SES Boxing dhe ECB Boxing, sepse Shala dyluftoi me zemër kundër boksierëve më të mirë evropian në kategorinë gjysëm të rënd. Ai dy humbjet i ka nga dy boksier kulmor Dominick Boesel dhe Erik Skokglund, por, Shala në karierën e tij të bujshme ka edhe fitore të mëdha si kundër Lars Buchholz, Mounir Toumi, Tomas Adamek, Enes Zeçiroviç, etj.

Shpetim Shala ka qenë disa herë afër kreut të botës, por boksierit tonë gjithmonë i ka munguar përkrahja e ndonjë menaxheri të fuqishëm të jetë në maje të boksit evropian dhe atij botëror.

Së fundi Shala në muajin e fundit u pa si sparring partner i ish-kampionit të botës, Juergen Brahmer. Shala ishte në Schwerin tek kampi i Saurland Event. Brahmer me 24 shkurt të këtij muaji në Nurnberg të Gjermanisë do të boksoj me britanikun Callum Smith, në gjysëm finalen e “World Super Series Boxing”. Pasi përfundoi sparringun me Brahmer, Shala nuk pati asnjë ditë pushimi. Ai udhëtoi drejt Hamburg-ut për sparringun tjetër me rusin Igor Mikhalkin i ekipit ECB Boxing i cili do të boksoj me kampionin e botës në kategorinë gjysëm të rënd në versionin WBO, rusin Sergey Kovalev, me 3 mars në Madison Square Garden në New York. Shala akoma gjendet në Hamburg duke bërë stërvitje intenzive dhe sparring me Igor Mikhalkin.

Këto aktivitete dhe ngjarje tregojnë se Shala vlerësohet ndër boksierët më vlerë në Evropë dhe Botë. Boksierët që mësyjnë më të mirët e botës përzgjedhin Shalën si boksierin që mundet atyre t’ju ofrojë më të mirën që të jenë sa më shumë të përgatitur.

Edhe Ikona e boksit tonë Luan Krasniqi kishte qenë në vizitë në klubin ECB Boxing për ta vizituar dhe përkrahur Shalën. Krasniqi ka treguar se akoma mbetët frymëzim i gjithë gjeneratave të boksit tonë.

Fillimi i vitit 2018 sjellë frytet e para për te. Shpresojmë Shala të vije te duelet e mëdha dhe te ndonjë titull të çmuar, që e meriton. Ndërsa Kosova Boxing për gjithë lexuesit tanë ka përgatitur një kronikë rreth gjashtë meçeve më të mëdha që ka pasur Shala gjatë karrierës së tij në boksin profesionist ku do ti qesim në numrin e radhës së revistës tonë “Kosova Boxing Magazine”.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.