Wee Arena, Bad Toelz, Bayern, Gjermani, 2 qershor 2018 – Shpetim Shala (23-2-1, 9 KO) ka shënuar fitore ndaj hungarezit Habor Detre (4-3-0, 2 KO). Meçi i cili parashihej të zhvillohej në gjashtë raunde, përfundoi para kohe ku bokserit tonë iu deshtën vetëm tre raunde për ta përmbysur hungarezin.

Dueli filloi me incijativë të tij qysh në raundin e parë. Në raundin e dytë disa herë e goditi fuqishëm hungarezin duke i bërë me dije se përballjen do ta përfundoj para kohe. Në fund të raundit të dytë Detre u gjet në dysheme, por u zgjua duke dëshiruar të vazhdoj, duke e shpëtuar gongu. Gjithçka i dha fund duelit të pabarabartë në raundin e tretë ku hungarezi nuk ishte nivel i Shalës duke u gjetur sërish në dysheme, kjo bëri që gjyqëtari në ring të ndërprejë meçin.

Kjo fitore për Shalën vjen pas 11-muajve. Ai pritet që duelin e radhës ta zhvilloj në Vienë në vjeshtë për tu afruar akoma në ranglistën botërore, e pastaj të shohë mundësinë për një sfidë për ndonjë titull të vlefshëm.

www.kosovaboxing.org
3 qershor 2018