RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Shala, Nimani dhe Canolli të gatshëm për betejat e nesërme

2 min read

Nga peshimet zyrtare në Pejë
Restoran Semitronix, Pejë, 21 Prill 2012 – Janë mbajtur peshimet zyrtare para ndeshjeve profesioniste që do të mbahen të dielën në palestrën Karragaqi në Pejë. Tre duelet profesioniste që do të zhvillohen nesër, i dhanë frymë shumë sonte matjeve zyrtare, duke treguar se duelet e nesërme do të priten me padurim.

Boksieri nga Peja, Shpetim Shala në matje zyrtare doli të jetë 80.2 kilogramë, ndërsa rivali i tij, hungarezi Gabor Varadi ishte 700 gram më i lehtë,  77.5 kilogramë.

Pas tyre erdhën kampioni aktual internacional i Gjermanisë, Besar Nimani i cili ka udhëtuar enkas nga Gjermani për të zhvilluar duelin e parë profesionist në Kosovë. Nimani në peshime doli të jetë 70.2 kilogramë, ndërsa kundërshtari i tij nga Kroacia, Zoran Cvek peshoi 68. 6 kilogramë.

I pranishëm ishte edhe boksieri ynë perspektiv, Ilir Canolli i cili doli të jetë 92. 6 kilogramë. Ndërsa kundërshtari i tij lituanezi Florians Strupitz, ishte vonuar dhe akoma gjendej në aeroportin e Shkupit, deri te arritja e tij në Pejë. Por me të arritur, atij do ti shtrohen kontrollat mjekësore dhe peshimet zyrtare.

Të tre boksierët tanë janë të pamposhtur dhe rekordet e tyre janë të qindpërqinta. Shpetim Shala ka rekord 12-0 (4 KO), Besar Nimani 10-0 (8 KO) dhe Ilir Canolli 3-0 (1 KO). Duelet do të fillojnë nga ora 19:00 në palestrën “Karragaqi” në Pejë. Hyrja do të jetë falas, ku presim shumë duele interesante nga boksi amator, por edhe nga meçet profesioniste.

Përgaditi nga Peja :
Avdush Cakaj
21 Prill 2012

2 thoughts on “Shala, Nimani dhe Canolli të gatshëm për betejat e nesërme

  1. Perfundimisht eshte per te ardhur shum keq per kete maskarade qe i behet boksit profesionist ne KS!
    Eshte turp i botes kto ndeshje qe kemi pare!
    Lereni ore njerez ushtaret ushtaret e kforit te bejne punen e tyre mos i shfrytezoni edhe si boksiere profesionist!
    Turp turp turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.