Shpetim Shala do të paraqitet në ngjarjen që do të zhvillohet me 2 qershor në Mynih të Gjermanisë, pikërisht në parameç të duelit kryesor ndërmjet Robin Krasniqit dhe ukraianasit Stanislav Kashtanov.

Shala (22-2-1, 8 KO) përball do të ketë hungarezin Gabor Detre (4-2-0, 2 KO). Meçi do të zhvillohet në gjashtë raunde.

Shala përgatitjet i ka zhvilluar në Frankfurt të Gjermanisë së bashku me boksierin tonë Robin Krasniqi. Për sparring partner tjetër dy boksierët tanë kanë pasur edhe ukrainasin YevgeniiMakhteienko.

“Përgatijet kanë shkuar shumëmirë. E falenderoj Haxhinë shumë për mikpritjen dhe ndihmën në stëvitje. Kam stërvitur mirë dhe pres të dal fitimtar” theksoi Shala për Kosova Boxing.

Shala duelin e fundit e zhvilloi në korrik të vitit të kaluar në Pejë. Ai pas këtij meçi në Mynih pret që të zhvilloj një meç tjetër në Vienë të Austrisë.

“Dua që pas këtij meçi të zhvilloj edhe një duel tjetër e pastaj të shohë për një mundësi dhe rast të madh” tha Shala.

www.kosovaboxing.org
28 maj 2018