RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Shala triumfon ndaj romunit Dragomir

3 min read

Klubi i boksit Besa edhe një herë dëshmohet si organizatori më e mirë në Kosovë

Foto: Shpend Ahmeti / Kosova Boxing

IMG_0001Palestra Karragaçi, Pejë, 19 tetor, 2013 – Në një ambient të bukur me rreth 1000 shikues, boksieri Shpetim Shala ka arritur fitoren e 17-të në karrierë në po aq meçe. Shala 17-0 (7 KO) përball kishte boksierin nga Rumania, Vasile Dragomir 21-12-1 (10 KO) të cilën arriti të mposht atë vetëm pas katër raundeve. Gjithçka filloi mirë ku Shala me një siguri dominonte meçin nga raundi i parë deri të tretin, ku pas këtij raundi boksieri rumun dukej i lodhur dhe dëshiroi të ndërperes meçin. Nga sygjerimet e kryetrajnerit të tij, Dragomir vazhdoi raundin e katërt. Duke pasur parasysh se Dragomir ishte i lodhur, Shala pareshtur arriti ta godiste fortë duke e hedhur një herë në dysheme, por ai u ngritë dhe vazhdoi deri në fund duke përfunduar raundin e katërt në këmbët e tij. Por, atë që donte ta bënte në përfundim të raundit të tretë, Dragomir përfundimisht e bëri në fund të raundit të katërt ku nuk vazhdoi meçin duke e dorëzuar. Kjo zhgënjeu të pranishmit të cilët dëshironin që të shohin edhe më shumë nga kjo përballje, por edhe vetë Shala ishte e paknaqur me mënyrën e fitores, i cili dëshiroi të ipte edhe më shumë shfaqje publikut vendas.

IMG_9873IMG_9866IMG_9859IMG_9878IMG_9875IMG_0131E gjithë ngjarja “Tetori i Hapur” në Pejë ishte organizuar nga klubi i boksit Besa e cila para meçit kryesor kishte organizuar dymbëdhjetë meçe amatore duke dhuruar një program të pasur nga talentët e rinjë të këtij klubi, por edhe nga klubet tjera kosovare. Meritat më të mëdha i takojnë kryetarit të klubit të boksit Besa, Ragip Bytyqit, i cili për dy vite ka organizuar gjashtë turne në Pejë, dhe kësaj radhe tregoi nivel të lartë të organizimit. Duelet ishin vazhguar nga dy federatat tona, Federata e boksit Amator të Kosovës dhe Federatës së boksit Profesionist të Kosovës.

Ky ishte turneu i parë të cilët u paraqitën pa kapela. Kjo vije vetëm pas disa ditëve që në kampionat botëror që po mbahet në Almaty të Kazakistan që janë hjekur kapelat për herë të parë.

Në saje të shumë dueleve, juria profesionale zgjedhi boksierin më të mirët, ku epiteti i më të mirit i takoi Endrit Hadergjonaj, tekniku më i mirë u zgjedhë Ernor Delijaj, ndërsa çifti më luftarak u zgjedhën Pirro Quni dhe Fisnik Muharremi.

Meçet dhe rezultatet në Konkurrencën e Kadetëve:
1. 52 kg – Atdhe Delijaj (KB. Besa Pejë)  – Faton Alijaj (KB. Kastrioti Ferizaj) – 2:1
2. 54 kg – Emanuel Zefi (KB. Peja) – Valon Ahmeti (KB. Trepça 89`) – 1-2
3. 75 kg – Dardan Krasniqi (KB.Besa) – Violant Sylejmani (KB.Drita Gjilan) – 2:1

Meçet dhe rezultatet në Konkurrencën e Juniorëve:
1.60 kg – Edmond Zefi (KB.Peja) – Xhenit Sabedini (KB.Drita Gjilan) – 2:1
2.64 kg – Endrit Hadergjonaj (KB. Besa Pejë) – Zeqir Kurtishi (KB. Kastrioti Ferizaj) – 2:1
3.69 kg – Ernor Delijaj (KB.Besa Pejë) – Tirron Mamusha (KB.Gjakova 137) – 2:1
4.75 kg – Valdrin Elezaj (KB.Besa Pejë) – Teme Ademi (KB. Gollaku Prishtinë) – 2:1
5.81 kg – Ardit Delijaj (KB.Besa Pejë) – Etnik Salihu (KB.Drita Gjilan) – RSCO 2

Meçet dhe rezultatet në Konkurrencën e seniorëve:
1.60 kg – Dielli Vranoci (KB.Besa Pejë) – Venhar Haziraj (KB.Gjakova 137) – 2:1
2.69 kg – Arben Nela (KB.Besa Pejë) – Lavdim Krasniqi (KB. Trepça 89`) – NC
(Ndërprerje e dyanshme nga gjyqëtari – dueli pa fitues)
3.75 kg – Bujar Zatriqi (KB.Peja) – Albert Avdullahu (KB.Fushë.Kosova) – RSCO 2
4.91 kg – Pirro Quni (KB Besa Pejë) – Fisnik Muharremi (KB.Trepça 89`) 91 – Barazim

Boksieri më i mirë i turneut: Endrit Hadergjonaj
Tekniku më i mire i turneut: Ernor Delijaj
Çifti më luftarak: Pirro Quni dhe Fisnik Muharremi

Përgatiti:
Artan Vërbica

20 tetor 2013

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.