RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Shala fiton kundër Jalusic me vendim unanim

2 min read

nga Artan Vërbica
Palestra Asllan Rusi,
Tiranë, 2 Maj 2010 – Shpetim Shala 8-0 (3 KO) ka zhvilluar luftën më të bukur dhe më të pjekur në karierën e tij. Ai mposhti kroatin e rrëzikshëm, Josip Jalusic 10-18 (7 KO) me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Në prani më shumë se 1500 shikues ai tregoi luftë të pastërt dhe kënaqi publikun shqiptar. Nuk kishin munguar as adhurues nga Kosova të cilit kishin ardhur ta përkrahin Shpetim Shalën por edhe Kreshnik Qaton.

 Raundi 1 :
Një fillim i mire nga Shala ku me menquri e lexoi kundërshtarin dhe më pastaj shfrytëzoi disa gabime të tij, ku i dha disa goditje të pastërta. Shala shumë bukur e shfrytëzoi një pakujdesi nga Jalusic çka më pastaj e hedhi në tokë “Knock-Down”. Jalusic u ngrit dhe vazhdoi luftën, ndërsa Shala deshi t`a përfundon duelin por nuk ia arriti. 10-8

 Raund 2:
Luftë e bukur e treguar nga Shala i cili me menquri kontrolloi duelin dhe arriti ta mbaj nën kontroll. 20-17

Raund 3:
Edhe në këtë raund Shala dominoi luftën duke e mbajtur Jalusicin nën presion. Kroati u mundua me disa kundërgjuajtje t`a befason Shalën, mirpo ai ishte i kujdesëshëm. Jalusic e provokoi vazhdimish në këtë raund. Ky raund prapë i takoi Shalës. 30-26

Raund 4:
Në raundin e katërt Jalusic bëri luftë të bukur ku ai ishte agresor. Shala disi u tërhoq dhe sikur deshi që ta lodh kundërshtarin dhe pastaj ta plandos, kjo sikur i kushtoi që humbi këtë raund. 39-36

Raundi 5:
Ky raund u përshkrua me goditje të forta nga te dytë. Shala dhe Jalusic nuk kursyen asgjë nga vetja dhe të dy i kishin qastet e tyre. Një raund i barabartë.  49-46

Raundi 6:
Përfundim spektakular nga Shpetim Shala i cili kënaqi adhuruesit në palestrën “Asllan Rusi”. Përkrahjen që e kishte nga adhuruesit ishin që ai me mjeshtëri e fitoi edhe këtë raund duke fituar bindshëm këtë duel me vendim unanim. 59-55

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.