RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Sergjo Sina boksieri më i mirë i turneut “Agim Rashiti”

2 min read

sergjo sinaPakestra e Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” Gjilan, 20 Prill 2013 -Në prani të dhijetra shikuesve është mbajtur turneu ndërkombëtar “Agim Rashiti”. Ky turne tash e sa vite mbahet dhe është mjaft cilësor. Këtë vit turneu mblodhi boksierët më të mirë të rajonit, si boksieri nga WSB – World Series Boxing nga ekipi Dolce Gabana e Milanos, Bosko Draskoviq, pastaj reprezentuesi i Maqedonisë Fatlum Zhuta dhe boksierët më të mirë të Shqipërisë, Sergjo Sina, Alban Beqiri, etj.

U zhvilluan gjithsejt 9 meçe, 1 parameç dhe 8 meçe tjera. Pati duele mjaft të mira, ku pati edhe mos kënaqësi. Edhe pse turneu pati cilësi dhe mund të themi se ishte mjaft simpatik, këtë shfaqje e prishi gjykimi skandaloz i gjyqëtarëve ku vendosën duelin Fatlum Zhuta dhe Alban Beqiri me barazim. Nuk themi se ishte njeri apo tjetri më i mirë, por nuk është hera e parë që duelet ndahen të barabarta për qefe të dikujt. Ndërsa në boks amator nuk ka “BARAZIM”, edhe nëse dy boksierët ndahen me goditje të njejta, atëhere mbledhen pikët e raundit e fundit. Kjo detyroi boksieret e përfaqësueses së Maqedonisë të lëshojnë garën para kohe duke mos pranuar as trofetë në fund.

Sergjo Sina u zgjedhë boksieri më i mirë i tuneut tradicional “Agim Rashiti”. Sina arriti të fitoj boksierin nga klubi i boksit Prishtina, Gazmend Gashi me vendim të gjyqëtarëve pas tre raundeve. Fitorja e tij ishte me plot meritë.

Duel interesant ishte edhe ai ndërmjet boksierit perspektiv Armend Xhoxhaj dhe reprezentuesit nga Mali i Zi, Boshko Drasjkoviq, ku malazesi doli të jetë më i mirë.

Gjykim skandaloz ishte edhe te dueli tjetër ndërmjet boksierit Besar Xhafa nga Trepça 89 dhe Bujar Zatriqi nga klubi i boksit Peja, të cilin u mbyll me barazim. Në këtë duel më i mirë ishte boksieri nga Peja Zatriqi i cili u dëmtua.

Visar Rexhepi nga klubi i boksit Drita nga Gjilani tregoi talentin e tij ndaj boksierit malazes Stefan Stefkov, të cilin e mposhti me vendim unanim.

Aldo Baboqi ishte më i mirë se Fatlum Ismajli. Sasho Leskarovski fitoi me ndërprerje ndaj Alban Qiriqi dhe Edmond Zefi ishte më i mirë se Xhenit Sabedini.

Artan Vërbica

20 Prill 2013

 

 

 

 

1 thought on “Sergjo Sina boksieri më i mirë i turneut “Agim Rashiti”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.