RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Seferi u mundua, por nuk ishte e mjaftueshme

2 min read

Manchester Arena, Angli, 9 qershor 2018 – Ngjarja e fundit që ishte mjaft interesante për çdo shqiptarë ndërmjet boksierit Sefer Seferi dhe Tyson Fury u mbyll me dorëzim nga Sefer Seferi në përfundim të raundit të katërt.

Që në prezantimin e parë në paraqitjen për media “Work Out”, por edhe në matje zyrtare u pa që Seferi nuk është nivel i Fury-t, arsyeja e gjithë kësaj ishte dallimi në peshë dhe gjatësi, ku Fury dukej si një gjigant i vërtetë kundrejt Seferit. Fury 206 cm, Seferi 185 cm, një dallim i madh. Kjo edhe i shfaq në mbrëmjen e së shtunës ku Seferi nuk kishte asnjë gjasë për shkak të dispozitave, ndërsa që sa meçi vazhdonte u shihte pa aftësia e Seferit, ndërsa që Fury ngrite nivelin e tij. Në këtë rast Seferi në fund të raundit të katërt u dorëzua, kjo ishte e tëra ai që mundi ta bënte.

Për Seferin kjo është humbja e dytë në karrierë, karshi 23 fitoreve (21 KO). Ndërsa që Fury (26-0, 19 KO) u rikthye drejt një fitore të madhe. Ai duelin e radhës do ta ketë me 18 gusht në Belfast të Irlandës Veriore në parameç të Carl Frampton.

Gjykimet kanë qenë të shumta se a do të duhej të përballej Seferi me Fury-n apo jo! Ky meç u zhvillua, Seferi u mundua, dha aq sa mundi dhe humbja ishte e pa kontestueshme. Seferi duhet të vazhdoj rrugën e tij në kategorinë kruzer aty ku e ka vendin ku besojm që do të ketë ndonjë mundësi të artë.

Në këtë vikend boksoi edhe vëllai i Seferi Nuriu, i cili poashtu humbi me pikë në Gabon të Afrikës kundër afrikanit vendas Taylor Mabika me vendim unanim për titullin WBC Francophone.

www.kosovaboxing.org
11 qershor 2018

2 thoughts on “Seferi u mundua, por nuk ishte e mjaftueshme

  1. Per zotin ich su mundua Dhe te them te drejten ishte per te ardhur keq ‘ sepse gjithmon kan boksu me kundershtar shum te dobet Dhe tani kur vjen koha boksojn me dike te mire rrezohen menjeher , sic ishte Arnold gjergjaj . Turp turp vetem shiptaret kan boksier me nga 20 ndeshja te gjith a fitore Dhe nuk ja kan iden se si duhet me boksu. Gjithsesi suksese ne te ardhmen te gjitheve ju deshiroj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.