RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Seferi triumfon me vendim unanim ndaj Perdomos

2 min read

Nuri Seferi 1Universal Hall, Berlin, 11 prill 2014 – Nuri Seferi ka fituar përballjen ndaj boksierit nga Venezuela, Gusmyr Perdomo me vendim unanim pas 8-raundeve. Dueli u karakterizua mjaft taktik, ku dy boksierët që në fillim matën forcat e tyre. Ngjarja vazhdoi të jetë e njejtë deri në raundin e katërt ku edhe Seferi por edhe amerikano-latinasi nuk dëshmonin atë që kishin për të dhënë në përballjen e tyre. Në raundin e pestë e shiquam Seferin e vërtet i cili shpërtheu në të gjitha aspektet duke qenë me ngulm drejt Perdomos dhe për pak sa përmbylli  përballjen para kohe, por gongu ishte shpëtimtar për Perdomon. Ishin goditijet e sakta me direkt të majtë, por disa herë goditi pastër dhe me kroshe të majtë dhe me direktin e tij të djathë. Mund të konkludojmë se raundi i pestë ishte vendimtar që Seferi i fitoi zemrën atij duke vazhduar më pastaj me të njejtën ritëm deri në fund të përballjes, ku në fund fitoi me plot meritë. 

Në fund të tre gjyqëtarët, Oliver Brien, Arnold Golger dhe Juergen Langes i dhanë fitoren e pastër boksierit tonë.

Seferi i cili para kësaj përballje radhitej i 14-ti në WBO, me këtë fitore pritet të pozicionohet edhe më lartë në WBO. Seferi ka bërë ngritje edhe në Boxrec.com ku nga vendi i 40-të tani me fitore radhitet i 29-ti në botë kategorinë kruzer.

Me këtë fitore Seferi ka rritur bilancin e tij profesionist prej 35 fitore (20 KO) dhe 6 humbje. Ndërsa për Perdomo kjo ishte humja e 4-të në karrierë, karshi 21 fitoreve (14 KO)

 

Artan Vërbica
12 prill 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.