RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Seferi mposhti Gorgiladzen, pret sfidën e radhës me 2018

2 min read

Nuri Seferi ka shënuar një fitore domethanëse mbrëmë në Hamburg të Gjermanisë duke mposhtur gjeorgjianin me shumë eksperiencë Gogita Gorgiladze.

Seferi ka mbizotruar meçin duke pasur rast edhe të fitoj duelin me ndërprerje, por dinakëria e njohur nga Gorgiladze, ia ka dalur të mbajë të gjitha raundet kundër boksierit tonë. Seferi ishte në çdo element të tij, duke zhvilluar një meç të bukur duke u dëshmuar se është boksier elitar.

Ishte raundi i pestë dhe më i favorshmi kur Seferi godet mjaft bukur me disa goditje të brendshme, ndërsa që Gorgiladze ulët në gjunjë, pranon numërimin për të ndalur hovin e boksierit tonë.

Gjithsesi kjo fitore para vitit të ri është mjaft e mirë pasi që Seferi me 2018 hynë me synime të mëdha duke pritur edhe një rast tē madh të sfidoj ndonjë titull të vlefshëm. Ai ka heshtur skeptikët mbrëmë duke bindur të gjithë se ai ka për ti dhënë akoma sportit fisnik, boksit.

Me fitoren është ndarë i kënaqur edhe promoteri i ngjarjës së mbrëmshme dhe menaxheri i Seferit, Erol Ceylan. “Jam i kënaqur me fitoren. Ai tregoi meç të bukur dhe tregoi se është i gatshëm të boksoj në shumë raunde kundër çdo kujt. Të shohim si do të shkojnë rrjedhat në fillim të vitit dhe pastaj do të veprojmë” theksoi Ceylan për Kosova Boxing pas meçit.

Kategoria kruzer pret disa meçe interesante dhe më e rëndësishmja pritet fituesi i turneut i më të mirëve i kategorisë kruzer, “World Boxing Super Series” . Seferi do të pret rastin, ai është i gatshëm të boksoj me çdo boksier të kësaj kategorie.

Vetë Nuriu doli i kënaqur me fitoren: “Edhe pse dëshira ime ishte të fitoj me ndërprerje, këtë nuk e arrita. Kjo ka pak rëndësi. E rëndësishme është hapi drejt sfidave të ardhshme që unë do ti presë” theksoi Nuri Seferi për Kosova Boxing.

Si çdo herë në mbështetje të Nuriut gjindet edhe vëllai i tij Seferi. Seferi poashtu ishte i lumtur për triumfin e Nuriut. “E kemi ditur se është kundërshtar i fortë. Ai ka ditur ti kundërvihet edhe shumë boksierëve botëror, si Noel Gevor, Denis Ronert, etj. E rëndësishmë është fitorja e sontme” tha Seferi për Kosova Boxing.

www.kosovaboxing.org
23 dhjetor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.