Seferi humb betejën ndaj polakut Glowacki
1 min readTorun, Poloni, 31 janar 2015 – Boksieri ynë Nuri Seferi nuk ka arritur të realizoj ëndrrën e tij për të fituar të drejtën për të boksuar për titullin e kampionit të botës. Ai sonte u mposht në Torun të Polonisë nga vendasi Krzysztof Glowacki me vendim unanim pas 12-raundeve. Seferi pati një paraqitje të zbehtë gjë që Glowacki arriti të fitoj bindshëm. Tre gjyqëtarët fitoren e Glowackit e vlerësuan të thellë. Dy hungarezët Ferenc Budai dhe Zoltan Enyedi e vlerësuan me 118-110, dhe gjermani Holger Wiemann me 120-108.
Kosova Boxing do t`ju sjellë një përmbledhje me analizë të thellë të këtij meçi.
Kosovaboxing.org
1 shkurt 2015