Hallmann Dome, Vienë, Austri, 16 mars 2018 – Sefer Seferi dhe Arlind Sulejmani kanë triumfuar në përballjet e tyre të zhvilluara këtë fundjavë në Vienë të Austrisë.

Seferi (23-1, 22 KO) përball pati hungarezin Laszlo Hubert (50-24-1, 34 KO) të cilin arriti ta mposht edhe më lehtë se që është pritur. Seferi në raundin e dytë e grushtoi fortë Hubertin për të fituar me nakaut klasik. Vitin e kaluar Hubert kishte pasur fatin e njejtë të nakautohet edhe nga Nuri Seferi në raundin e tretë. Fati i hungarezit është të rrahet nga dy vëllezërit Seferi.

Në këtë mbrëmje boksoi edhe talenti tjetër shqiptar, 20-vjeçari Arlind Sulejmani. Sulejmani (13-0, 7 KO) u përballë me boshnjakun Anando Agoviç (5-5-0, 5 KO) të cilin arriti ta fitoj me nakaut në raund të tretë. Me këtë fitore Sulejmani fitoi titullin botëror për të rinjë “WBO Youth”.

www.kosovaboxing.org
18 mars 2018