RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Sefer Seferi: Në 2010 për ndonjë titull

2 min read

Boksieri Sefer Seferi thotë se pas vetes le një vit të suksesshëm, pasi ka arritur të shënojë katër fitore. “Shpresoj që në vitin 2010 të më jepet rasti të boksoj për ndonjë titull”, thotë boksieri shqiptar.

Boksieri nga Korita e Gostivarit, Sefer Seferi, me hapa të sigurta është duke e përcjell vëllain e tij më të madh Nuri Seferi. Seferi nga 10-të ballafaqimet sa i ka pasur në boksin profesional, ka arritur të shënoi po aq fitore, ku prej tyre 9 kanë qenë me “Knock Out”.

 Karrierën si boksier, Sefer Seferi e ka filluar në vitin 1995 në klubin “Box Ring” në Bernë të Zvicrës, ndërkohë që motivin kryesor për të marrë më këtë sport luftarak e ka pasur nga boksieri i mirënjohur Evander Holifield të cilin njëkohësisht e ka pasur edhe idhull. “Nga viti 1992 merrem me sport, mirëpo profesionalisht me boks kam filluar nga viti 1995 në klubin zviceran ‘Box Ring’. Ky klub në fillim ishte si klubet tjera me jo aq boksier të njohshëm, mirëpo puna që bëja me trajnerin tim dhe vëllain Nuri Seferi, ndikoi që pas një viti të ngjitem në ring dhe të shënoi fitoren e parë”, tha Sefer Seferi. Ai shton se edhe pse është shqiptar ka respektin e duhur nga zviceranët. “Respekti arrihet vetëm me punë, kështu që te unë ajo nuk ka munguar. Zviceranët më respektojnë si sportist të denjë  por edhe si person”, thotë Seferi. Ndryshe, Sefer Seferi pohon se ka qenë shumë i emocionuar në momentin kur është shpall kampion i Zvicrës në vitin 2007 në boksin amator. “Ndër sukseset e mija të para ka qenë kampionati i Zvicrës ku arrita të fitoj medalje të artë në peshat e rënda. Në këtë aktivitet arrita që të fitoj tre boksier edhe atë me “Knock Out”, deklaroi Seferi.

 “Viti 2009 ka qenë shumë i suksesshëm për mua pasi kam arritur të shënoi katër fitore. Shpresoj që në vitin 2010 të më jepet rasti të boksoj për ndonjë titull”, deklaroi boksieri shqiptar.  

 Deri më tani Sefer Seferi gjithmonë është paraqitur në ring si parameç i vëllait të tij më të madh Nuri Seferi, i cili ka edhe titull “WBC Mediteran”. “Është e vërtetë që paraqitem gjithmonë në parameçet e vëllait tim Nuri Seferi. Mirëpo koha do të bëj të vetën, kur edhe unë do të pavarësohem”.

 Boksieri shqiptar mbështetje të madhe ka nga Oliver Dutcher menaxher i tij dhe nga Islam Shakiri i cili organizon ndeshjet internacionale. “Kam përkrahje të madhe nga këta dy njerëz kështu që nuk kam asnjë vërejtje. Ndryshe, përveç boksit profesionist merrem edhe me biznese këtu në Zvicër, pasi jam pronar i një firme ku prodhojmë makina dhe konstruktorë metalik”, pohoi Seferi.

 Avdyl Salihu
5 Janar 2009

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.