RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Sefer Seferi kundër Murat Gassiev me 31 tetor

1 min read

Boksieri ynë i mirënjohur Sefer Seferi do të ndeshet me ish-kampionin e botës Murat Gassiev. Dueli do të zhvillohet me 31 tetor në qytetzën turistike Krasnaya Polyana të Rusisë.

Ky duel do të jetë mjaft domethënës për boksierin tonë, por duhet edhe pranuar mjaft të vështirë, pasi dihen kualitetet e boksierit rus, Gassiev i cili ka 26 fitore (19 KO) dhe vetëm një humbje, atë nga kampioni i diskutueshëm në kategorinë kruzer, Oleksander Usyk.

Seferi nuk do të jetë pa gjasa në këtë meç. Ai tani ka fituar një përvojë në duele të mëdha dhe duke ditur karrakterin e tij, ai mëton gjithmonë fitore dhe përfaqësim dinjitoz.

Më shumë rreth këtij meçi do t`ju sjellim me një intervistë ekskluzive me boksierin tonë.

www.kosovaboxing.org
15 tetor 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.