RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Sefer Seferi kundër Firat Arslan me 17 nëntor

1 min read

Sefer Seferi do të jetë pranë një hapi tjetër historik ku me 17 nëntor në Goppingen të Gjermanisë do të boksoj me ish-kampionin e botës, turkun Firat Arslan. 

Meçi do të jetë i vlefshëm për titullin WBO inter-continental në kategorinë kruzer. 

Seferi (23-2-0, 21 KO) i cili pësoi humbje nga ikona e boksit britanik dhe atij botëror, Tyson Fury do ketë rastin jetik të triumfoj ndaj Arslanit i cili nuk dëshiron akoma ti jap fund karrierës së tij shumë vjeçare. Arslan (44-8-2, 29 KO) tani më 48-vjeçar po arrinë suksese të mëdha, ndërsa synimi i tij është që edhe një herë të sfidoj titullin e kampionit të botës. Por, këtë vështirë se do t’ia lejoj Seferi i cili njësoj si Arslan ka synimet e njejta. 

Arslan dy vit më parë boksoi me vëllain e Seferit, Nuriun duke e fituar me vendim unanim. Nuriu disa herë i kërkoi revanshin por Arslan e refuzoi dhe ja tani ka gjasa Seferi që të nxjerë hakun e vëllait. 

Në parameç të kësaj ngjarje do të boksoj edhe një shqiptar tjetër, ai është Xhek Paskali. Paskali një boksier i njohur nga boksi amator tani ka 4 meçe, 4 fitore. 

www.kosovaboxing.org
5 tetor 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.