RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Sebastian Sylvester kundër Mahir Oral me 30 Tetor

2 min read

Sebastian Sylvester dhe Mahir Oral do të ndeshen me 30 Tetor në Rostock të Gjermanisë. Sylvester është kampion aktual në versionin IBF kurse Oral kampion Intercontinental në versionin WBA. Kjo luftë do të sjell një kampion të vërtet dhe ndoshta në një ardhme të afërt do të kemi një kampion apsolut botëror në peshen e mesme. Nga kalimi i Arthur Abraham në kategorinë super të mesme kjo kategori nuk i numëron më të mirët. Gjithashtu Felix Sturm nuk ka boksuar afër një vit dhe disa ditë më parë ka konfirmuar rikthimin në muajin Shtator. Mahir Oral deri më tani ka zhvilluar 32 duele, ku 28 herë ka dal fitues ndërsa ka humbur dy herë dhe dy herë ka barazuar dhe është sfidues i vërtet i Sylvester. Ai humbi vitin e kaluar nga Arthur Abraham në luftë për titull botëror me KO në raund të 10-të. Ndërsa Sebastian Sylvester ka zhvilluar 37 duele, ku 33 herë ka dal fitues, ka humbur tre herë dhe një herë ka barazuar. Ai humbjet i ka pësuar nga Amin Asikianen dhe Felix Sturm. Në duelin e tyre që do të zhvillohet në Tetor nuk do të ketë ndonjë favorit sa i përket fituesit. Ndoshta Sylvester do të ketë më shumë adhurues pasi bokson në Gjermani, mirëpo edhe Oral ka nënshtetësi gjermane dhe nuk do ti mungoj përkrahja nga tifozët fanatik turq, të cilët njihen si adhurues të flakt.

Sergio Martinez, Sebastian Zbik, Sebastian Sylvester, Dimitry Pirog, Felix Sturm, Kelly Pavlik, Paul Williams, Andy Lee, Matvey Korobov dhe Mahir Oral janë boksierët më të mirë në botë në kategorinë e mesme. Këta pritet që në pesë vitet e fundit ta mbajnë këtë kategori në maje pasi që është njëra ndër kategoritë më interesante për shiques.

Kosovaboxing.org është faqja e parë që publikon një marrveshje të till nga kampi i Sylvester dhe Oral. Kjo konfirmohet nga vetë Mahir Oral te redaksia jonë.

Koray Sarkaya
11 Gusht 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.