RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Sebastian Bytyqi pranë sfidës jetësore këtë fundjavë

2 min read

Bytyqi kundër australianit, Liam Paro

Sebastian Bytyqi ka udhëtuar drejt Australisë së largët për vetëm një qëllim, duke kërkuar fitoren. Ai së bashku me trajnerin edhe menaxherin, ish-boksierin e suksesshëm Lukas Konecny besojnë se do t`ia dalin dhe në Republikën e Çekisë do të rikthehen me fitore.

Bytyqi (11-0-1, 8 KO) përballë do të ketë australianin vendas Liam Paro (13-0-0, 9 KO). Të dy boksierët janë të pamposhtur në duele të përafërta, por që Liam renditet më lartë nga enti për statistika boxrec.com, i 198-ti, ndërsa Bytyqi i 300-ti. Por, kjo edhe nuk luan peshë shumë sepse më i miri do të dihet pas 10 raunde që parasheh të zhvillohet ky meç.

“Jam përgatitur mirë. Kam ardhur për fitore, ishte i prerë dhe i vendosur” theksoi Bytyqi për Kosova Boxing. 

Këtë përballje e ka analizuar mirë trajneri i Bytyqit, Konecny i cili ka refuzuar deri më tani shumë oferta, por që ka ardhur momenti ku Sebastin Bytyqi duhet të sprovohet dhe rasti i tij është jetikë për të ecur para. Bytyqi tani më është dëshmuar dhe se në Queensland të Brisbanes në Australi me 19 maj do të kërkoj fitoren.

Kosova Boxing është mediumi i parë i cili nga fillimi i karrierës së boksierit tonë ka mbështetur boksierin tonë. Ne do të jemi me zemër me Bytyqin në Australi. Në Brisbane të Australisë jeton një komunitet i madh shqiptarë. Shpresoj që ti dalin në përkrahje boksierit tonë.

www.kosovaboxing.org 
15 maj 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.