Die. Dhj 15th, 2019

Saunders fiton titullin e botës në WBO në kategorinë e mesme

1 min read

Saunders vs. Lee 2Manchester Arena, Angli, 19 dhjetor 2015 – Billy Joe Saunders është kampion i ri botëror në kategorinë e mesme në versionin WBO. Saunders arriti të mposht ish-kampionin e botës Andy Lee me vendim të një anshëm pas 12-raundeve.

Me këtë fitore Saunders shënoi rekord të ri me bilanc prej 23-0 (12KO), ndërsa që për Lee kjo ishte humbja e tretë në karrierë karshi 34 fitoreve (23 KO). Saunders vs. Lee 1Lee u gjend dy herë në nokdovn në raundin e tretë, aty ku Saunders bëri dallimin dhe deri në fund ishte më i mirë. Pas meçit Lee kërkoi revansh kundër Saunders, ndërsa që dyluftim kampionit të ri i kërkoi edhe Chris Eubank Junior. Saunders ka mposhtur vitin e kaluar edhe Chris Eubankin. Por, Saunders nuk dëshiron të boksoj në meçin e radhës me Ande Lee apo Chris Eubank Jr. Ai synon Miguel Cotton, por e pranon se akoma nuk është i gatshëm për Genady Golovkin. “Me Golovkinin do të boksoj vetëm pas 18 muajve në 2017. Ai është shumë i mirë dhe për te duhet stërvitje dhe strategji speciale” thekson Saunders.

Kosova Boxing
21 dhjetor 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.