RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Sandor Martin shënon fitore të madhe kundër Mikey Garcia

1 min read

Spanjolli Sandor Martin para 8000 shikuesve në Chuckchanski park në Kaliforni, ka befasuar të gjithë botën mbrëmë me fitoren madhështore ndaj amerikanit të njohur, ish-kampionit të botës në katër kategori të ndryshme, Mikey Garcia.

Garcia (40-2-0, 30 KO) që cilësohej favorit dhe ka pasur suksesë me gjithë majtakët deri më tani, nuk e pati lehtë kundër Martin (39-2-0, 13 KO) i cili çdo herë ndërpreu agresivitetin e njohur të Garcias, i cili nuk arriti ta përdor ndaj boksierit katalunas.

Pas 10 raundeve, dy gjyqëtarë vlerësuan fitoren e Martin (Gerard White dhe Carla Caiz, 97-93 për Martin), ndërsa (Zachary Young, 95-95).

Kjo fitore e madhe e për 27-vjeçarin Martin rritë dëshirën dhe entuziasmin e boksierit spanjoll i cili ishte kampion evropian nga viti 2019. Ai më parë nënshkroi me Matchroom dhe kjo mundësi iu shpërbly me këtë sukses madhështor duke i dëshmuar edhe promoterit anglez Eddie Hearn, që nuk ka gabuar me vendimin e përbashkët.

Martin do të marrë mundësin shumë shpejt të sfidoj titullin e kampionit të botës.

Artan Vërbica – 17 tetor 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.