RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Saleta fiton duelin e veteranëve, mposht Goloten me KO në raundin e 6-të

2 min read

saleta vs, golotaErgo Arena, Gdask, Poloni, 23 Shkurt 2013 – Dilemën se cili boksier ka qenë më i miri i të gjitha kohërave nga Polonia në kategorinë e rënd, është dhënë mbrëmë. Ai është 44-vjeçari Premyslav Saleta i cili mposhti Andrew Golotën 45-vjeçar me nakaut klasik në raundin e 6-të. Saleta ishte gjatë gjithë kohës më i mirë dhe dukej shumë më i përgatitun. Kjo rezultoi me fitoren e tij që në fund iu dha një brezë kampioni të cilën shkruhej se është më i miri i të gjitha kohërave në Poloni në kategorinë e rënd.

Saleta iu kthye boksit pas 7-viteve nga penzionimi i tij. Ndërsa Golota pas afër 4-vitesh. Kishte pasur tentativa që ky meç të zhvillohej edhe më parë por disi në fund nuk realizohej.

Saleta disa vite më parë kishte dhuruar vajzës së tij veshkën ku më pastaj ishte gjendur në komë për disa ditë ku ka luftuar me jetën. Eshtë për çudi se si arriti të kthehej në një formë pas asaj sëmundje të rënd dhe të mposht një boksier të fortë siç ishte Andrew Golota.

Saleta është i njohur për opinionin shqiptar pasi dy herë ka boksuar me Ikonën e boksit tonë Luan Krasniqin. Një herë kishte triumfuar ku Krasniqi kishte dorëzuar meçin deri sa një vitë më pas Krasniqi i ishte revanshuar me nakaut teknik në raundin e parë.

Përgatiti:
Artan Vërbica
24 Shkurt 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.