RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Ruiz tronditi botën, mposhti Joshuan

1 min read

Anthony Joshua pësoi humbjen e parë në karrierë duke u rrëzuar katër herë në mënyrë shokuese nga Andy Ruiz Jr. dhe në këtë mënyrë i humbi titujt WBA, WBO dhe IBF në kategorinë e peshave të rënda. Ishte kjo befasia më e madhe në vitet e fundit në boksin profesionist. Andy Ruiz Jr. është kampioni i ri botëror i peshave të rënda dhe meksikani i parë që shpallet kampion bote në këtë kategori.

Boksieri britanik e ka pësuar humbjen e parë në karrierë, edhe atë duke u rrëzuar katër herë nga kundërshtari i tij, i cili në raundin e shtatë fitoi me nokaut teknik.

Debutimi i Antony Joshuas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk shkoi aspak mirë, pasi ai pësoi në Madison Square Garden të New Yorkut. Pas kësaj do të vihet në dyshim se a do të dëshirohet më Joshua në SHBA. 

www.kosovaboxing.org
1 qershor 2019

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.