RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Ruiz Jr vs. Arreola dhe Lara vs. Lamanna në vëmendje në Kaliforni

1 min read

Qyteti Carson i Kalifornisë do të jetë në vëmendjen e gjithë meksikanëve këtë fundjavë,  pasi do të ndeshën dy meksikanët e kategorisë së rënd, ish-kampioni i botës Andy Ruiz Jr (33-2-0, 22 KO) dhe ish-sfiduesi i botës, Chris Arreola (38-6-1, 33 KO).

Arreola rikthehet pas dy viteve. Ai kishte pësuar kundër polakut, Adam Kownacky me 2019. Dhe tani pranoi dylufitimin kundër Ruiz Jr që duhet pranuar është më i ri, 9-vite, Ruiz është 31 vjeçar, ndërsa Arreola 40-vjeçar. Në vitet e fundit Ruiz Jr ka pasur shumë duele më sfiduese, si ajo me Joshuan dy herë, njërën e fitoi dhe tjetrën e humbi me vendim të gjyqëtarëve. Sipas gjitha gjasave meçin do ta fitoj Ruiz Jr dhe sipas parashikimeve tona, kjo do të ndodh me nokaut.

Në parameç do të jetë edhe një meç interesant. Ai ndërmjet ish-kampionit të botës në kategorinë e mesme, Erislanda Lara (27-3-3, 15 KO) dhe Thomas Lamana (30-4-1, 12 KO). Meçi do të jetë i vlefshëm për titullin e kampionit të botës në WBA në kategorinë e mesme. Lara konsiderohet favorit i kësaj përballje.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.