RTK

RTKLive
1 Dhjetor, 2022

Rrustemi përballet me Aleksander Todoroviq sonte

1 min read

Erzen RrustemiErzen Rrustemi do të përballet me serbin Aleksander Todorviq në Hamburg të Gjermanisë. Dueli do të zhvillohet në gjashtë raunde, ndërsa që meçi do të jetë i vlefshëm për plasman më të lartë në kategorinë kruzer.

Rrustemi pjesën e parë të përgatitjeve i ka zhvilluar në Burgdorf, ndërsa të dytën në Hamburg tek ekipi ECB Boxing.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe unë synoj fitoren e 10-të në karrierë” theksoi Rrustemi për Kosova Boxing.

Në krahë të Rrustemit do të jetë Nuri Seferi i cili vazhdimisht ka përkrahur boksierin gjilanas. Rrustemi ka bilanc 100% në boksin profesionist me bilanc 9-0 (8 KO). Ndërsa Todoroviq ka 4 fitore (3 KO), 6 humbje dhe një barazim.

Kosovaboxing.org
24 tetor 2015  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.