RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Roy Jones Jr vs Bernard Hopkins me 3 Prill

2 min read

Roy Jones Junior dhe Brenard Hopkins u akorduan të kenë revansh këtë vit. Bisedimet zgjatën dy javë dhe kjo marrëveshje u zyrtarizua.  Dueli Jones dhe Hopkins do të zhvillohet me 3 Prill në palestrën, Mandalay Bay në Las Vegas. Marrëveshja erdhi shumë shpejt pasi dy taboret Golden Boy Promotion dhe Square Team e realizuan këtë datë. Kjo luftë do të emitohet në “pay-per-view”.

“Revanshi me Roy Jones Junior,  ka qenë një kohë të gjatë në mendjen time ku e kam prit me padurim. Shpresoj ti revanshohem kësaj radhe” deklaroi Bernard Hopkins.

Dueli i parë Jones vs Hopkins është zhvilluar në vitin 1993 në stadiumin District Columbia në Washinton. Dueli kishte peshën e madhe në atë kohë ku Jones fitoi titullin vakant e kampionit botërorë të versionit, IBF në kategorinë së mesme, duke mposhtur Bernard Hopkins me vendim unanim pas 12-raundeve. Tani dueli i tyre do të ndodh përsëri pas 17-vjetëve.

“Në po ju japim adhuruesve atë që po e kërkojnë. Ju kemi borgj shikuesve tanë. Tani unë do ta largoj nofkën që e kam pasur  deri tani “Executioner” që në gjuhen angleze do të thotë XHELAT. Për luftën e re me Hopkins do ta marr një nofkë tjeter, Terminator” deklaroi Roy Jones Junior.

KosovaBoxing.org në dy ditët e ardhshme do t`ju prezentoj analizën për dy boksierët legjendar, Roy Jones Junior dhe Bernard Hopkins. Këtë mund ta lexoni vetem tek ne.

Artan Vërbica
11 Shkurt 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.