RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Roy Jones bokson këtë fundjavë kundër britanikut Courtney Fry

2 min read

Roy Jones JuniorMbreti i “Pound-4-Pound”, dhe fituesi i katër titujve botëror në kategori të ndryshme, Roy Jones Junior, do të boksoj këtë fundjavë sërish.
45-vjeçari do të paraqitet në kryeqytetin e Letonisë në Riga, ku për kundërshtar do ta ketë britanikun Courtney Fry 18-5-0 (6 KO). Dueli do të jetë i vlefshëm për brezin WBU, në kategorinë kruzer.

Meçi do të jetë kryesori i mbrëmjes, ndërsa fituesi i këtij dueli pritet të boksoj kundër tre herë kampionin e botës në tre kategori të ndryshme, James Toney 76-9-3 (46 KO). Jones dhe Toney kanë boksuar në vitin 1994, ku atë botë Jones kishte fituar me vendim unanim.

Toney pritet të boksoj me rusin Evgeny Orlov 15-12-1 (11 KO), ku më pastaj organizatori promovues “KP Promotion” të zhvilloj meçin ndërmjet Jones dhe Toney. Ky meç pritet të zhvillohet në ndonjë shtetë të ish-Bashkimi Sovjetik.

Jones 57-8-0 (40 KO) është njëri ndër 10-boksierët më të mirë të gjitha kohërave. Ai ka pësuar tre humbje të mëdha nga viti 2009 deri 2011, nga australiani Danny Green – KO 1, Bernard Hopkins UD 12, dhe Denis Lebedev me brutal KO 10. Por, Jones në dhjetor të vitit të kaluar mposhti Zine Eddine Benmakhlouf me vendim unanim pas 12-raundeve. Fitore të mëdha kishte shënuar edhe në vitin 2012 kur mposhti polakun Pawel Glazewski, një sfidues të vërtet pas 17-meçeve që ishte i pamposhtur, e Jones e mposhti në Poloni pas 10-raundeve.

Artan Vërbica
24 korrik 2014

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.