RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Rosberg mposht boksierin tonë, Gzim Tahirin

2 min read

Gzim TahiriFinlandezi Jarno Rosberg ka mposhtur boksierin tonë Gzim Tahiri në përballjen e tyre këtë fundjavë. Dueli ishte i karakterizuar me shumë goditje nga dy boksierët, por ka qenë goditja përfundimtare e Rosberg në raundin e gjashtë ku ka përfunduar këtë meç, i dili deri në atë kohë ishte e barabartë. Pakujdesia nga Tahiri, iu desht Rosbergut vetëm një hapsirë ku me kroshe të majtë zuri nofullën e Tahirit duke e hedhur në dysheme. Në rastin e nakautit, Tahiri lëndoi këmbën dhe nuk arriti të zgjohet, ndërsa gjyqëtari në ring Erki Meronen përfundoi përballjen.

Në përfundim të kësaj përballje, Kosova Boxing kontaktoi boksierin tonë, i cili deklaroi: “Meçi ishte i barazpeshuar deri në momentin kur pësova goditjen nga e majta e tij e fuqishme. Unë isha i gatshëm të zgjohem dhe të vazhdoj, por kisha këmbën e lënduar që ishte e pamundur. Me këmbën e lënduar kam pasur lëndime edhe më parë, por këtë nuk e prita” theksoi Tahiri. 

Tahiri këtë humbje don ta harroj sa më shpejt. “Unë nuk do ta vajtoj këtë humbje. Boksi e ka këtë, ndonjëherë fiton dhe ndonjëherë humb. Unë do të vazhdoj dhe do të shoh për duelin e tim të radhës që do ta zhvilloj me 22 nëntor në Austri” tha Tahiri për Kosova Boxing.

Për Tahirin kjo ishte humbja e parë në 11-të meçet e boksit profesionist. Para kësaj humbje ai kishte 10 fitore (5 KO). Ndërsa Rosberg ngriti rekordin e tij në 16 fitore (6 KO) dhe një humbje.

Artan Vërbica
8 shtator 2014

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.