RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Robin Krasniqi boksieri i vitit 2018

2 min read

Kosova Boxing vazhdon me traditën e përzgjedhjës së boksierit më të mirë. Edhe ky vit ka qenë një vit me përplot ngjarjesh nga boksi profesionist, ku u veçuan disa boksier tanë si Edis Tatli, Agron Smakiçi, Kristian Prenga, Jurgen Uldedaj, por kurora e më të mirit i shkon boksierit junikas Robin Krasniqit. Krasniqi edhe me 2018 ka qenë boksieri më i suksesshëm shqiptarë duke pasur tre meçe, dy për titullin e kampionit evropian duke fituar kurorën e më të mirit të kontinentit të vjetër.

Krasniqi me 3 shkurt e hapi vitin 2018 me fitore kundër polakut Bartlomiej Grafka duke fituar me vendim unanim pas tetë raundeve. Ishte një para ndeshje para se të sfidoj titullin e kampionit evropian në versionin EBU që më vonë Krasniqit i dha kurorëzimin e më të mirit të kontinentit evropian.

Katër muaj më pas me 2 qershor Krasniqi realizoi suksesin më të madh në boksin profesionist. Pasi më parë fitoi titujt e mëdhenj si “WBO Europe”, “WBO Inter-continental”, “WBO International”, “WBA Continental”, ai bëri për veti edhe titullin EBU, titullin e kampionit evropian, që është më i vlerësuari. Në një duel sfidues ai e dërmoi rusin Stanislav Kashtanov duke e mposhtur me vendim unanim pas 12-raundeve. Me këtë fitore Krasniqi dëshmoi potencialin e tij duke e dëshmuar edhe një herë vlerën e tij të boksierit.

Për të përfunduar edhe më mirë vitin 2018 Krasniqi me 17 nëntor në Dessau të Gjermanisë mposhti spanjollin e pamposhtur, Ronny Landaeta duke e mposhtur me vendim unanim pas 12-raundeve. Me këtë fitore mbrojti titullin e kampionit evropian.

Krasniqi është boksieri që pesë herë ka fituar epitetin e boksierit më të mirë shqiptarë nga Kosova Boxing. Ai këtë çmim e fitoj edhe në vitet 2011, 2012, 2014, 2016 dhe tani me 2018.

www.kosovaboxing.org
9 janar 2019

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.