RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Rikthehet Agron Smakiqi, nënshkruan me ECB Boxing nga Hamburg-u

2 min read

????????????????????????????????????

Boksieri i talentuar shqiptar me nënshtetësi kroate, Agron Smakiqi, ka vendosur të vazhdoj karrierën e boksit. Ai ka nënshkruar kontratë me ekipin e njohur ECB Boxing nga Hamburgu.

Smakiqit të cilit nuk iu dha mundësia të përfaqësoj Kroacinë për shkak të konkurrencës së madhe që kishte tek përfaqësuesja kroate duke pasur boksier të denjë si Dino Mansour (kampion evropian për junior) dhe Filip Hrgoviç (kampion botëror për junior dhe fitues i medaljes olimpike “Rio 2016”) vendosi të kaloj në boksin profesionist kur ishte vetëm 20-vjeçar.

Në bisedën e zhvilluar me Smakiqin vitin e kaluar, ai theksoi se ndoshta do të boksoja për Kosovën, por asnjëherë nuk pata kontakt nga asnjë zyrtar i Federatës së boksit të Kosovës. “Do të pranoja të boksoja për Kosovën, sepse nuk kisha hapsirë te Kroacia. Aty kishte konkurrencë të madhe, ndërsa selektori Pijetraj edhe pse shqiptarë si unë i jepte mundësin boksierëve të klubit të tij, Mansour dhe Hrgoviç” theksonte Smakiqi në gjuhë kroate, sepse i vinte keq të gabonte në shqipe që folte dobët, por gjithherë krenohej me preardhjen e tij.

Për pesë vite ai zhvilloi vetëm tetë meçe profesioniste duke i fituar të gjitha, shtatë prej tyre me ndërprerje. Smakiqi me këtë bilanc u gjetë ndër 100 boksierët e botës në kategorinë kruzer. Por, kur atij iu deshtë më së shumti përkrahja dhe mbështetja, atij nuk i doli ndonjë menagjer apo promoter i fuqishëm për t`a avancuar përpara. Duelin e fundit e zhvilloi dy vite më parë dhe tani është koha që ai të ecë para sepse tani nën menaxhim e ka promoterin e njohur, Eroll Ceylan. Ceylan beson në te dhe dëshiron të kompesoj gjithçka me Smakiqin.

Është një personlitet që vërejti talentin e Smakiqit. Ai është këshilltari i Erol Ceylanit dhe pjesë e ekipit ECB Boxing, bëhet fjalë për ish-kampionin e Evropës dhe sfiduesin e kampionit të botës, Jurgen Blin. Blin që kishte boksuar me Muhammed Ali-n me 1971 për titullin e botës në Cyrih të Zvicrës, beson në aftësit e Smakiqit. “Gjërat e mira vijnë me kohë. Me përvojën time unë mund të përcaktoj. Ai ka shumë potencial” thekson Blin për faqën e ECB Boxing.

Gëzohemi për 27-vjeçarin Smakiqi që sërish do ti vije rasti të tregohet. Shpresojmë pauza prej dy vitesh mos të ketë lënë pasoja për këtë djalosh të cilin Kosova Boxing që nga boksi amator kur ishte pjesëtar i ekipit të Zagrebit e kemi përcjellur duke shpresuar mjaft në te.
Smakiqi një djalosh me gjatësi 198 cm dhe 108 kilogramë do të jetë kafshatë e vështirë për çdo kundërshtarë.

Artan Vërbica
25 maj 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.