RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Rexhildo Zeneli – Jam i pafajshëm

3 min read

Baku, Azerbejxhan, 17 qershor 2015 – Me të marrur vesh për incidentin, Kosova Boxing arriti ta kontaktoj boksierin Rexhildo Zeneli.

Rexhildo Zeneli 2Kosova Boxing: Z. Zeneli si ka ndodh, dhe çfarë mund të na thoni për skandalin?

Rexhildo Zeneli: Unë kam qenë me mbipeshë dhe kisha frikën që sdo ta arrija peshën dhe në këtë rast unë s`do të marrja pjesë në Lojrat Evropiane. Dhe bashk me ekipin kombëtar vendosëm të marrim medikamentin Lasiks i cili nxjer lëngjet nga trupi. Dhe këtë e shfrytëzuam duke mos ditur se Lasiks ka substancën furosemide e ndaluar nga Agjencioni Botëror i Antidopingut.

Kosova Boxing: Dhe si e morët vesh ju?

Rexhildo Zeneli: Deri sa prisja të bëjë paraqitjen time dhe të fitoj medalje, ndodhi e paprituara. Sot në mëngjes më thirrën komisioni dhe unë u shokova sepse nuk e prisja një gjë të tillë. E dija që jam i pastërt sepse kisha konsumu Lasiks për rrënje nga pesha dhe nuk e konsideroja këtë që është substancë të ndaluar, se për ndryshe nuk do ta merja asesi.

Kosova Boxing: Çka ju thatë atyre dhe çfarë ata ju thanë juve?

Rexhildo Zeneli: Çdo njeri mund të keqkuptohet por Lasiks nuk të jep forcë, kondicion apo diçka të tillë. Ajo vetëm të dobëson dhe komisioni vetëm me ndëgjuan deklaratën time. Në fund më thanë se je i suspenduar, dhe më erdhi rëndë. Nuk e prisja. Ju betohem të gjithëve se po të dija çfarë përmban unë nuk do ta konsumoja. Kjo tani ka ndodh dhe nuk mundet të kthehet prapa, por shpresoj që të mos keq interpretohet nga njerzit kjo gjë. Poashtu shpresoj që vendimi final të jetë që unë mos të marr ndonjë suspendim më të gjatë që të jam larg ringut.

Kosova Boxing analizoj medikamentin Lasiks dhe përmbajtjen e saj dhe nga kjo del që Lasiks përmban subsatancën e ndaluar Furosemide, dhe deklarata e Zenelit përputhet. Por, pse suspendohen sportistët për marrjen të kësaj substance? Sepse Furosemide shërben për qitjen e gjithë urinës dhe pjesën e fundit të urinës nga veshkat duke pastruar organizmin. Kjo substancë ndryshe quhet si MASKUES, dhe shërben me largu gjithë atë që kanë përdorur më parë. Se a e kanë ditur zyrtarët e Federatës së boksit të Shqipërisë apo jo se çka përmban dhe a është rregullt, këtë nuk e dimë. Por, shpresojmë që Zeneli të mos të dënohet dhe të vazhdoj rrugëtimin e tij të suksesit, sepse ai është vetëm 19-vjeçar dhe besojm se nuk është fajtor, vetëm nëse ndonjëri nga FBOXSH e ka shtyrë më parë të marrë diçka dhe pastaj duke kujtuar se nuk do të kuptohet. Për ndrsyhe në FBOXSH, duhet njerëz profesional dhe të mirren me këtë qeshtje.

Kjo çka ka ndodh është joprofesionale? Kurgjo më mirë nuk qëndron as Kosova që ka një ekip joprofesionist dhe nuk kanë asnjë person profesional që miret me këtë çeshtje. Prapë Shqipëria qëndron më mirë, sepse në Shqipëri ekziston Laboratori i Antidopingut, ndërsa në Kosovë ky laborator nuk ekziston. Ne duhet që mostrat ti dërgojmë diku afër, ose në Shkup apo në Tiranë. Më mirë do të ishte nga Komiteti Olimpik të kërkohet që të investohet në këtë fushë se sa të shkohet në eskuzion më tepër se 35 persona jozyrtar dhe të panevojshëm.

Intervista u zhvillua nga Artan Vërbica 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.