RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Revanshi Canelo vs. Golovkin caktohet me 5 maj

2 min read

Meçi i parë ndërmjet Saul “Canelo” Alvarez dhe Gennady “GGG” Golovkin ka lënë shumë dilema, sepse është mbyllur me barazim dhe barazimi nuk është këndshëm asnjëherë për publikun. Disa e kanë vlerësuar se Triple-G ishte më i mirë, e disa Canelo-n. Por, si do që të jetë revanshi do të jap më të mirin, për këtë do të jemi dëshmitar duke mbyllur të gjitha dilemat se cili është më i miri. Tani më meçi është zyrtarizuar dhe Triple-G dhe Canelo do të boksojnë me 5 maj, sërish në Las Vegas. T-Mobile Arena do të jetë sërish vendi ku dy boksierët do të masin forcën ndërmjet tyre.

“Nuk ka vend më mikpritës në botës së që është T-Mobile Arena në Las Vegas. Njerzit do të udhëtojnë nga e gjithë bota për të përcjellur këtë meç” deklaroi pronari i Golden Boy Promotions, Oscar De La Hoya.

Canelo: “Jam i gëzuar që për herë të katërt do të boksoj në një tempull të madh siç është T-Mobile Arena. Këtu ka filluar dueli im i parë me Golovkin dhe këtu do të përfundoj kur do ta nakautoj Golovkinin”.

Edhe menaxheri i Golovkin, Tom Loeffler, i gëzohet arritjes së marrëveshjes dhe vendtakimit të sërishëm në T-Mobile Arena në Las Vegas: “Nuk ka vend më të mirë për tu përballur dy boksierët më të mirë në botë të kategorisë së mesme. Eventi i parë ishte senzacional. Do të shohim nëse T-Mobile Arena do të mbetët vendi i preferuar i Canelos. Golovkin do të shënoj edhe një histori, ai do të mbroj titullin e botës për herë të 20-të”.

Sikur se Canelo edhe Golovkin pretendon që nuk do ti lë asgjë gjyqëtarëve. “Këtë herë nuk do të ketë asnjë dramë të vërtetë rreth vendimit të fituesit. Unë e fitova meçin e parë dhe të fitoj edhe të dytin. Do të jetë një ngjarje e artë për mue me 5 maj në T-Mobile Arena” theksoi Golovkin.

23 shkurt 2018
Artan Vërbica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.