RTK

RTKLive
7 Dhjetor, 2021

Reshat Mati sfidon titullin WBC youth me 27 nëntor

1 min read

Ariu Shqiptar siç e njohin të gjithë, Reshat Mati do të zhvilloj meçin e dymbëdhjet në boksin profesionist me 27 nëntor në Madison Square Garden në New York.

Për Matin ky meç do jetë mjaft i vlefshëm pasi boksieri ynë do të dyluftoj për titullin e kampionit të botës për të rinjë, “WBC Youth”.

Mati (11-0, 7 KO) përballë do të ketë franqezin Dimitri Trenel (7-0, 4 KO). Ky meç do të ketë vlerën e tij pasi boksieri ynë do të mund të fitoj titullin e parë në karrierë në boksin profesionist, që do ti ndihmoj mjaft shumë në të ardhmen duke krijuar eksperiencë dhe njëkohësisht do të rrisë moralin dhe egon e tij për të ardhmen.

Dueli Mati dhe Trenel do të jetë parameç i duelit ndërmjet Teofimo Lopezit (16-0, 12 KO) dhe australianit, George Kambossos Junior (19-0, 10 KO) e vlefshme për tre titujt e kampionit të botës në WBA-Super, IBF dhe WBO në kategorinë super të lehtë.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.