RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Reshat Mati kundër Dennis Okoth këtë fundjavë

2 min read

Boksieri ynë perspektiv Reshat Mati do të zhvilloj duelin e radhës këtë të premte me 18 dhjetor në Florida të SHBA-ve. Mati (8-0, 6 KO) përball do ta ketë afrikanin nga Kenia, Dennis Okoth (4-4-1, 2 KO). Meçi do të zhvillohet në gjashtë raunde. Njëherit ky do të jetë meçi përmbylles për Matin për 2020. Ndonëse pandemia që përfshiu botën, Mati u mbështet mjaft shumë nga ekipi i tij promovues Matchroom duke zhvilluar tre meçe, të tre fitore me nokaut duke dëshmuar potencialin e tij se është njëri nga boksierët e së ardhmës në kategorinë velter në SHBA dhe Botë.

Kundërshtari i Matit është një boksier cilësor, ndonëse në këtë vit nuk ka pasur ndonjë rezultat kulminant duke pësur dy humbje me ndërprerje kundër Elvie Rodriguez (8-0-1, 8 KO) dhe Shinard Bunch (6-1-0, 5 KO) ai në vitin 2019 kishte mposhtur dy boksier mjaft cilësor Ronnie Austin (10-1-0, 7 KO) me vendim të gjyqëtarëve pas tetë raundeve dhe të pamposhturin Dyllian Moran (10-1-0, 5 KO) me nokaut teknik në raund të tretë. Pra, Mati përball ka një boksier të fortë që din çka është fitorja e madhe dhe humbja poashtu. Ai do të kërkoj këndjelljen kundër boksierit tonë, por që boksieri ynë sigurisht që nuk do t`ia lejoj duke kërkuar fitoren e nëntë në karrierë.

Meçi Mati dhe Okoth do të jetë parameç i Gennady Golovkin (40-1-1, 35 KO) dhe polakut Kamil Szeremeta (21-0, 5 KO) e vlefshme për titullin e kampionit të botës IBF dhe IBO në kategorinë e mesme.

www.kosovaboxing.org
14 dhjetor 2020

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.