RTK

RTKLive
2 Tetor, 2022

Reshat Mati fiton të argjendtën në botëror në Dublin

2 min read

Reshat Mati 1Dublin, 4 shtator 2016 – Kampionati botëror në kikboks “versioni WAKO” për moshat kadet dhe mosha të reja ka shënuar përfundimin sot, ku kanë munuguar dy përfaqësueset tona, Kosova dhe Shqipëria. Por, kurreshtjën tonë e zgjoi luftëtari ynë i të gjitha sporteve marciale, Reshat Mati, i cili përfaqësoi SHBA-në. Mati la përshtypje të mira dhe sërish tregoi super talentin e tij duke fituar medaljen e argjendtë duke qenë i dytë në konkurrencën e tij.

Meçin çerekfinale e pati kundër çekut, Patrik Zadera. Këtë meç Mati arriti ta përmbyll me ndërprerje në raund të dytë, duke siguruar gjysëm finalen. Në gjysëm finale pati punë me italianin, Francisco Tursi, duke e mposhtur pas tre raundeve me vendim unanim të gjyqëtarëve. Në finale u takua me rusin, Tamerlan Bushirov. Pas një meçi të fortë në tre raund, Matit iu mohua fitorja, ku fitorja iu dha rusit Bushirov. Kjo humbje nuk zbehi paraqitjen brilante të Matit, duke qenë fitues moral. Sepse ai ishte më i mirë se Bushirov për një nuancë. Ai edhe një herë dëshmoi cilësinë duke treguar se ka një të ardhme të ndritur, si në kikboks poashtu edhe në boks, ku Mati paraqitet në dy diciplinat. 

Në Dublin, Mati hasi në mbështetjen e atdhetarit tonë, Shefki Leci. Leci e përkrahu në të gjitha meçet. “Gëzohem që pata mundësinë ta përkrahi këtë djalosh ku më bëri shumë krenar me paraqitjet e tij. Për disa ditë rresht në një kompeticion sfidues ai meritoi edhe të artën, por iu mohua fitorja ndaj rusit. Ishte kënaqësi që isha dëshmitar” theksoi Leci për Kosova Boxing.

Artan Vërbica
4 shtator 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.