RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Reshat Mati fiton “Daily News – Golden Gloves”

1 min read

Reshat Mati 1New York, 22 prill 2017 – Boksieri i talentuar, për ndryshe e ardhmja e boksit shqiptarë, Reshat Mati ka arritur të triumfoj në turneun e madh prestigjioz të New York-ut, “Daily News – Golden Gloves”. Mati bëhet shqiptari i katërt që fiton këtë turne, ku më parë e kanë fituar Elvir Muriqi, Naim Terbunja dhe Steve Bujaj.

Mati u shpallë kampion në kategorinë e lehtë ku në finale mposhti Dashaun Johns me vendim unanim të gjyqëtarëve. Turneu “Daily News – Golden Gloves” ishte zhvilluar për disa muaj, ku Mati arriti që deri në finale ti mposht edhe tre kundërshtarë të tjerë për të siguruar finalen.

Mati tani ka siguruar pjesëmarrjen në “Nationals Golden Gloves” ku 50 kampionët e të gjitha shteteve do të mblidhen të garojnë për çmimin e më të mirit për gjithë Amerikën. I vetmi shqiptar deri më tani që ka triumfuar në “Nationals Golden Gloves” është Naim Terbunja, ndërsa që Reshat Mati ka mundësinë e artë të jetë i dyti, ku ne shpresojmë se ai do t`ia dalë.

“Nationals Golden Gloves” do të zhvillohet këtë vit nga 30 prill deri më 6 maj në Lafayette, Louisiana-s.

Kosova Boxing do t`ju sjellë rezultatet ekskluzive për Reshat Matin nga Louisiana.

Reshat Mati 5Reshat Mati 4Reshat Mati 3Reshat Mati 2Reshat Mati 6

www.kosovaboxing.org
24 prill 2017 

1 thought on “Reshat Mati fiton “Daily News – Golden Gloves”

  1. Urime per kete suksese te jashtzakoneshem Reshatit. I deshiroje suksese edhe ne vazhdim te ketije turneo me prestigjoze ne Boks.
    Amatorizmi eshte baza per sukses ne Boks ashtu si theksoje nje nga legjendat e boxit Evander Holyfield-i qe poashtu ishte ne roline e vezhguesite ne kete turne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.