RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Reshat Mati bokson me 7 mars në Mançester

2 min read

Aurora Vërbica
11 shkurt 2020


Boksieri ynë më perspektiv Reshat Mati do të zhvilloj meçin e shtatë në boksin profesionist me 7 mars në Mançester të Anglisë. Ky njëherit do të jetë meçi i tij i parë në Evropës ku shumë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Britani të Madhe do ta kenë rastin të shohin idhullin e tyre në ardhje në ishullë.

Lajmin për Kosova Boxing e bëri të ditur babai i Reshatit, Adriani i cili theksoi se e gëzon fakti që do të boksojnë në Angli ku presin përkrahje të madhe të shqiptarëve.

“Do të jemi në Angli që nga data 29 shkurti ku besoj për një javë do të kemi mjaft kohë për klimatizim dhe ambientim të mjaftushëm” theksoi Mati për Kosova Boxing.

Kundërshtari i Matit pritet shumë shpejt të bëhet zyrtar. Ekipi i Matit ndër më të mirët në botë, Matchroom këtë do ta bëjë zyrtare në ditët në vijim.

Mati deri më tani ka zhvilluar 6 meçe në boksin profesionist, të gjitha fitore, katër prej tyre me nokaut. Ai me 7 mars syon fitoren e shtatë dhe një debutim të suksesshëm në Evropë.

Në ngjarjen e 7 marsit në Mançester do të paraqitën edhe shumë yje botëror, sidomos ata anglez. Meçi kryesor do të zhvillohet ndërmjet britanikut Scott Quigg (35-2-2, 26 KO) dhe irlandezit Jono Carroll (17-1-1, 3 KO). Ky meç do të jetë një rëndësie të lartë dhe për një titull botëror, por që do të mësohet shumë shpejtë. Në këtë ngjarje të madhe do të boksojnë edhe boksierët e mirënjohur si Hughie Fury, Scott Fitzegerald, Anthony Fowler, etj.

Mati tashmë figurë e njohur e boksit shqiptarë në botë do të ketë përkrahje të madhe në Angli. Ai është ndër boksierët më të talentuar shqiptarë që mund të fitoj titullin e kampionit të botës.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.