RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Reshat Mati – Boksieri më i mirë amator dhe boksieri më i mirë debutues në boksin profesionist për 2018

2 min read

Viti 2018 për Reshat Matin ka qenë viti më i suksesshëm. Për 20-vjeçarin që i mungonte titulli “National Golden Gloves” ky triumf iu bë realizues me 2018. Pas këtij triumfi Mati nuk priti shumë dhe bëri hapin e radhës duke kaluar në boksin profesionist. Rruga e tij ishte e hapur dhe konkurruese për Lojrat Olimpike “Tokyo 2020” por shteti i SHBA-së nuk ka dhënë ndonjë garrancion për te dhe ky nuk deshi të humbas kohe dhe vendosi të kaloj në boksin profesionist. Ai nënshkrujati me gjigantin anglez, “Matchroom Boxing” me promoterin e njohur Eddie Hearn.

Reshat Mati – Boksieri më i mirë amator 2018
Me suksesin e arritur në turneun “New York Metro – 2018”, Reshat Mati kishte fituar të drejtën të marrë pjesë në turneun “National Golden Gloves – 2018”. Me 2017 nuk ia doli, por me 2018 arriti duke u shpallur boksieri më i mirë amerikan në kategorinë e velter.

Në një konkurrencë mjaft të vështirë nga 28-të kampion të gjitha shteteve të Amerikës që ia kishin mësyer në Omaha të Nebreskas, Mati kaloi pesë pengesa duke dalur kampion. Ai shkruajti histori i cili bëhet boksieri i dytë shqiptar pas Naim Terbunjës që ngadhënjen në një kompeticion mjaft domethënës. Terbunja e kishte fituar me 2009.

Meçin e parë Mati e kaloi pa luftë. Në meçin e dytë u takua me kampionin nga Mid-South, Javonn Davis duke e mposhtur me rezultat 4 me 1. Me këtë fitore Mati depërtoi në çerekfinale. Ai në çerekfinale shkëlqeu duke e mposhtur kampionin e Knoxville, Sean Charleston, bindshëm me 5:0. Në gjysëmfinale boksoi me kampionin e Florida-s, Jahmeer Edwards. Edhe këtë përballje Mati e fitoi me 4:1. Finalja e priste me kampionin e kampionin e Cincinatti-t, Lavers Carter. Pas një dueli të fortë Mati e fiton Carterin me 4:1.

Reshati Mati – Debutuesi më i mirë i boksit profesionist për 2018
Debutoi me 6 tetor në Chicago në ngjarjen e madhe e organizuar nga “Matchroom Boxing”aty ku boksuan shumë yje të boksit si Artur Beterbiev, Tomasz Adamek, Jessie Vargas, Jarell Miller, etj. Mati boksoi në kategorinë ku përball pati meksikanin Adam Ahumada (3-6-2, 2 KO). Ai tregoi potencialin e tjj ku u dëshmua se është i gatshëm të boksoj në ngjarje të mëdha edhe pse si debutues. Nokautoj Ahumadan në raund të tretë me body-shot.
Fitoren e dytë në boksin profesionist e shënoi tre javë më pas.  Ishte mjaft domethanëse për boksierin tonë i cili rritë vetëbesimin duke treguar klasin e boksierit premtues. Mati (2-0, 1 KO) përballë pati portorikanin Juan Carlos Sepulveda (0-2-1) të cilin e mposhti me vendim unanim në katër raunde. Në fund të meçit Mati festoi me flamur kombëtar.

Pra dy epitetet Kosova Boxing ia adreson boksierit tonë premtues i cili ka të ardhme të ndritshme në boksin profesionist.

www.kosovaboxing.org
9 janar 2019

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.