RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Reportazhi dhe Video: Nimani triumfon ndaj Herrmann me TKO 3

1 min read

Besar NimaniGerry Weber Stadium, Halle, Gjermani, 27 shkurt 2016 – Besar Nimani ka shënuar fitore të vlefshme ndaj gjermanit Chriss Herrmann. Dueli i cili ishte parashikuar të zgjasë tetë raunde, nuk arriti të shkoj deri në fund pasi boksieri ynë këtë meç ta përfundoj para kohe, në raundin e tretë duke fituar me nakaut teknik.

Nimani nga raundi i parë ndjeku kundërshtarin Herrmann duke i bërë me dije se do ta ketë vështirë. Goditjet e tij të fuqishme në raund të dytë i bëri me dije që kjo përballje do të përfundoj para kohe, dhe pikërisht në këtë raund me “Body-Shot” arriti ta hedh në dysheme, por që Herrmann u mbajt në këtë raund. Në raundin e tretë atë përfundimtar Nimani sërish e goditi fortë duke detyruar gjyqëtarin që sërish ti numëroj. Dhe përfundimisht Nimani nuk ndaloi duke goditur edhe në vazhdim duke e hedhur sërish në dysheme, kur edhe gjyqëtari ndali meçin të barabartë.

https://www.youtube.com/watch?v=RvRco00Zdng

Me këtë fitore Nimani rriti bilancin e tij, 21 fitore (17 KO) dhe një humbje. Ndërsa për Herrmann kjo ishte humbja e 9-të, karshi 21 fitoreve (12 KO).

Artan Vërbica
28 shkurt 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.