RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Renditja e 10 boksierve më të mirë për 2011 nga kosovaboxing.org

9 min read

Pas Shpalljes së më të mirëve për vitin 2011, Kosovaboxing.org ju sjell edhe 10 më të mirët nga boksi ynë profesionist. Ne si redaksi analizuam dhe erdhem deri te 10-të më të mirët për vitin që lamë pas, dhe atë sikurse faqet botërore të boksit që zgjedhin më të mirët. Ne morëm në konsideratë pjesëmarrjet, sa meçe zhvilluan, fitoret e numëruara, kundërshtarët dhe titujt e fituar. Kjo është renditja e përgjithëshme për këtë vit :

1. Haxhi Krasniqi – 2-0 (1 KO) – Haxhi Krasniqi ka qenë boksieri më i dalluar i vitit 2011 duke fituar titullin e kampionit Evropian në versionin WBO. Krasniqi pati një sukses të jashtëzakonshëm duke shënuar dy fitore këtë vit. Ai me 9 Prill, shënoi fitore ndaj gjermanit Ben Nsafoah me vendim unanim në tetë raunde. Krasniqi gjatë këtij dueli i tregoi ekipit të tij “SES Boxing” se është pjekur për sfida të mëdha, dhe pas këtij triumfi kërkoi sfida për tituj dhe më pas iu dha rasti. Atij fillimisht ishte përcaktuar vendbeteja në Brno të Çekisë për të sfiduar titullin e kampionit evropian kundër frnqezit Abdelkahim Dergal, por ky meç u shty për me 22 Tetor, ku Krasniqi tirumfoj në mënyrën më të mirë me Knock-Out teknik në raund të katërt. Krasniqi kishte filluar furishëm përblljen gjë që nga fillimi tregoi se talenti i tij është shëndruar në kampion të vërtet. Dy herë në raundin e tretë dhe një herë në raundin e katërt, nga Krasniqi e detyruan gjyqëtarin të përfundoj meçin para kohe. Mijëra qytater në Junik festuan me te, por edhe shumë bashkatdhetar shqiptar në Diasporë, por edhe në Kosovë iu gëzuan këtij triumfi. Dy fitore ndaj dy rivalëve të respektuar e nxorën si më të mirin për 2011. Ai poashtu u ngrit në pozitën e 6-të në ranglistën botërore të WBO-së.

2. Nuri Seferi  – 2-0 (1 KO) – Boksieri më i mirë nga Kosova Boxing me 2010, Nuri Seferi  ka përmbyllur një stinor të mirë duke shënuar dy fitore. Seferi me 19 Mars boksoi në parameç të Vitali Klitschko dhe Odilanier Solis kundër hungarezit Jozsef Nagy. Seferi dy herë gjatë meçit e plandosi në dysheme duke fituar me vendim unanim në tetë raunde. Pas këtij triumfi Nuriu kishte pasur të boksoj në Vienë me 2 Korrik, për të mbrojtur titullin e kampionit evropian në versionin WBO kundër Ismail Abdoul, por për shkak të problemeve me këmbën, ai e anuloi duke pushuar një kohë. Kishin kaluar disa muaj pa e mbrojtur titullin e kampionit evropian, ku versioni WBO i dha ultimatum për të mos ia marr titullin, por meçi i tij u organizua në Gostivar kundër belgut Toni Inilrest. Ky meç u zhvillua me 24 Shtator, ku Nuriu shënoi fitore me Knock-Out teknik në raund të 3-të, duke gëzuar edhe një herë shikuesit vendas dhe të gjithë adhuruesit e boksit shqiptar. Ky triumf kaloi me shumë gëzim ku Seferi iu nënshtrua operacionit të detyruar të këmbës, ku e kaloi me shumë sukses, ku tani pret përballjet tjera që e presin me 2012.

 3. Edis Tatli – 3-0 – Boksieri që po përparon çdo vit është padyshim boksieri nga Prizreni, Edis Tatli. I renditur vitin e kaluar si i 6-ti nga Kosova Boxing, këtë vit ka përparuar për tre vende duke treguar përparimin e tij. Tatli këtë vit zhvilloj gjithësej tre duele duke shënuar fitore të rëndësishme ndaj boksierve të renditur lartë, gjë që Tatli ka përparuar shumë në renditjet e boxrec.com. Me 3 Mars Tatli mposhti kampionin e Skocisë, Stuart Green me vendim unanim pas tetë raundeve. Meçin e dytë e fitoi ndaj boksierit nga Republika Domenikane, John Nolasco duke e mposhtur edhe atë me vendim unanim. Menagjeri i tij, Pekka Maki vendosi pas 15-të meçeve të zhvilluara, që Tatli të zhvilloj duelet e ardhshme në 10 raunde. Sfidën e parë në dhjetë raunde e fitoi ndaj italianit Pasquale Di Silvio me vendim unanim. Pra edhe ky vit përmbyllet me shumë sukses nga Tatli. Në vitin 2012 Tatli parasheh të boksoj për titullin “EU – European Union”, të bashkimit evropian.

4. Arnold Gjergjaj – 7-0 (3 KO) – Perspektiva e kategorisë së rënd, Arnold Gjergjaj pati stinor të sukseshëm ku zhvilloi 7 meçe, duke shënuar të gjitha fitore (3 KO). Gjergjaj meçin e parë të vitit 2011 e zhvilloi me letonezin Pavel Dolgoves duke e mposhtur me vendim unanim. Më pastaj mposhti romunin Liviu Ungureanu me TKO 3, dhe letonezin Igoris Borucha me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Ekipi i Gjergjaj pas këtyre fitoreve vendosën që Gjergjaj të zhvillon meçet në tetë raunde. Meçin e parë në tetë raunde Gjergjaj e fitoi ndaj hungarezit Ferenc Zsalek me diskualifikim në raund të 6-të. Meçin e radhës Gjergjaj e fitoi ndaj hungarezit tjetër Gabor Furkas me vendim unanim. Më pas Gjergjaj zhvilloi meçin e parë jashtë Zvicrës, në Hungari kundër hungarezit Laszlo Toth, ku e fitoi me “Knock-Out” në raund të tretë. Për të përmbylllur vitin më së mirë, Gjergjaj arriti që në fund të vitit me 17 Dhjetor të përmbyll stinorin sa më mirë duke mposhtur nigerianin Prince Ikeji me Knock-Out klasik në raund të dytë. Vitin e kaluar Gjergjaj gjendej në pozitën e 13-të ndër më të mirë nga Kosova Boxing, ndërsa këtë vit Gjergjaj ka shënuar progres të madh, duke u radhitur si 4-të ndër  më të mirët.

5. Agron Xhilla – 8-1 (6 KO) – Debutuesi më i mirë i vitit 2010 nga Kosova Boxing, Agron Xhilla ka kaluar edhe një stinor të mirë në boksin profesionist. Xhilla fitoren e parë në fillim të vitit e shënoi kundër hungarezit Attila Mathe me TKO 2. Pas këtij triumfi Xhilla boksoi në Sllovaki, ku pësoi humbjen e parë në karrierë nga sllovaku Roman Vanicky në një meç tetë raundesh. Xhilla dhe menagjeri i i tij  Oliver Duetschler u ankuan për vendim të padrejtë, por rezultati i gjyqëtarëve mbeti i fundit. Kjo humbje e papritur nuk e demoralizoi Xhilën, i cili vazhdoi rrugën më pastaj duke shënuar tre fitore resht, dhe duke arritur të konkurrojë të boksoj për titullin e të rinjëve botëror, atë “IBF Youth”. Xhilla arriti që të mposht afrikanin Pascal Ndomba me ndërpreje në raund të 6-të, duke fituar titullin e parë të tij në karrierë. Ai shënoi edhe një fitore tjetër, duke fituar edhe titullin e dytë botëror për të rinjë “WBO Youth”  ndaj një afrikani tjetër  Seid Mbelwa poashtu me ndërpreje në raund të 9-të. Xhilla përfundoi stinorin me dy tituj të rëndësishëm IBF dhe WBO Youth, që radhitet i pesti për 2011.

6. Elvir Muriqi – 1-0 (1 KO) – Njëri ndër boksierët më të mirë shqiptar i të gjitha kohërave, Elvir Muriqi ka zhvilluar vetëm një meç këtë vit. Ai zhvilloi një meç ndaj amerikanit Chris Grays të cilin e mposhti me ndërprerje në raund të 2-të. Muriqi i cili kaloi në një vit me krizë, për shkak të mos zhvillimit të ndonjë meçi më teper, kjo fitore në fund të vitit e mban ndër më të mirët ndër boksierët shqiptar. Klasifimi i lartë në ranglista botërore si i 58-i në botë dhe 16-i në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e mban në ranglistë lartë ndër më të mirët shqiptar. Muriqi mban shpresat ende për një përbllje tjetër për ndonjë sfide për titullin e kampiont të botës.

 7. Kreshnik Qato – 2-1 (1 KO) – Kreshnik Qato filloi stinorin më së miri ku me 20 Shkurt mposhti anglezin Steffan Hughes me vetëdorëzim në raund të dytë. Më pastaj durrsaku pat një përballje për titull me britanikun tjetër Gary Boulden për brezin “Sauthern Area Title” ku humbi me pikë 96-95, ndërsa shumë spektator e vlerësuan Qaton si fitues, por ky epitet nuk ju dha. Edhe pse nuk pati ndonjë vit të përkryer, Qato vazhdoi më tej ku arriti të mposht një britanik tjetër, fjala ishte për boksierin e vlerësuar Terry Carruthers, ku në muajin shtator shënoi me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Bagazhi nga vitet e kaluara dhe pikët e fituara, atë e mbajnë në vendin e 7-të për këtë vit.

8. Orial Kolaj – 2-1 (2 KO) – Kolaj ka pasur një vit mesatar sa i përket rezultateve. Boksieri ynë nga Lezha i cili njifet me trimërin e tij, cili udhëton kudo dhe nuk ka frikë të përballat me çdo kend, meçin e pare të vitit e zhvilloi në Poloni, kundër të pamposhturit, vendasit Pawel Glazewski. Dueli ishte mjaft i bukur gjë që gjyqëtarët e vlerësuan 60 me 53 për polakun, por Kolaj tregoi boks të mire si çdo herë. Pas këtij meçi ai zhvilloi edhe dy meçe tjera ku shënoi fitore ndaj italianit Andrea Moreti me ndërpreje në raund të dytë dhe serbit Mile Nikoliç poashtu me ndërprerje në raund të tretë. Këto dy fitore Kolaj e mbajnë lartë të klasifikuar ndër më të mirët këtë vit.

9. Besar Nimani – 9-0 (8 KO) – Njëri ndër boksierët më të mire shqiptar në boksin amator në vitet e fundit që ka përfaqësuar disa herë Kosovën në garat ndërkombëtare, dhe pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari” duke fituar në konkurrencën deri 69 kg në vitin 2009, Besar Nimani, ka debutuar këtë vit në boksin profesionist. Nimani gjurmët që i kishte lënë në boksin amator arriti ti tregoj edhe në boksin profesionist, duke shkatërruar çdo kundërshtar që i dilte përpara. Nimani arriti plot 9 fitore (8 KO) duke qenë ndër më të mirët pa ndonjë konkurrencë nga asnjë boksier debutues shqiptar tjetër këtë vit. Pas 7 fitoreve që i fitoi radhazi atij iu dha rasti të dyluftoj edhe për titullin e më të mirit të Gjermanisë. Në qytetzën e vogël Velten afër Berlinit, boksoi kundër afrikanit me nënshtetësi gjermane Erve Mbongo, gjë që pas një lufte të fortë Nimani u shpall kampion internacional i Gjermanisë. Ai ishte plotfuqi në këtë përballje ku dominoi në të gjitha raundet dhe poashtu në raundin e 9-të e hedhi në dysheme, por Mbongo u mbajt deri në fund të meçit. Kjo fitore ishte madhështuese, por ai fitoi edhe kundër disa boksierve perpektiv si Emre Altintas me TKO 3, dhe kur grumbulohen edhe fitoret tjera, Nimani premton shumë në të ardhmen.  Kosova Boxing ka shpall Besar Nimanin debutuesin më të mirë në boksin profesionist për 2011 dhe njëherit Nimani radhitet i 9-ti ndër më të mirët për 2011.

10. Vigan Mustafa – 0-1 – Boksieri që ishte vlerësuar i dyti vitin e kaluar Vigan Mustafa, pati vetëm një përballje këtë vit, mirëpo ndër më të rëndësishmet. Ish fituesi i titullit më të mirë “IBF Mediteran” për 2010, boksoi në fillim të vitit për një titull tjetër të vlefshëm, atë “IBF Intercontinental” ku ishte njëra ndër duelet më interesante e boksierëve shqiptar të vitit që lam pas. Mustafa pat përball zvicëranin Sofiane Sebihi dhe kishte epersinë në këtë meç me pike dhe poashtu e kishte plandosur një herë në raundin e 3-të, por në raundin e 11-të nga rënia e qëndrushmërisë arriti të pësoj një Knock-Out të rend, gjë që Mustafa nuk arriti asnjë meç të zhvillon më në këtë vit. Nga ky Knock-Out, Mustafa nuk ka deklaruar se a do të vazhdon edhe më tej të bokson në boksin profesionist. Edhe pse humbja është pjesë e lojës, dhe këto gjëra ndodhin në sportin më atraktiv luftarak, Vigani rangohet si i 10-ti për vitin 2011.

Më pastaj vijnë boksierët tjerë të radhitur nga rezultatet e arritura :

11. Sefer Seferi – 2-0 (2 KO)
12. Sevdail Sherifi – 4-0-1 (3 KO)
13. Stivens Bujaj – 3-0 (2 KO)
14. Armand Cullhaj – 2-0-1
15. Jetmir Kuçi – 2-0 (1 KO)
16. Gjetan Keta – 2-1 (2 KO)
17. Bedarin Toma – 2-0 (1 KO)
18. Shpetim Shala – 3-0 (1 KO)
19. Disarjot Gashi – 2-0
20. Suat Laze – 1-0
21. Ardian Krasniqi – 2-0
22. Tefik Bajrami – 4-0 (3 KO)
23. Ilir Canolli – 3-0 (1 KO)
24. Ilir Mustafa – 0-1-1
25. Adnan Salihu – 2-3 (2 KO)
26. Shefat Isufi – 4-0
27. Fatjon Murati – 2-0 (1 KO)
28. Shendrit Hotjani – 2-2 (1 KO)
29. Eder Kurti –  2-1
30. Petrit Dobroshi – 0-1-1
31. Usama Zeqiri – 1-0
32. Xhavit Visoka – 1-1

Kosovaboxing.org
11 Janar 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.