RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Rama shënon fitoren e katërt në boksin profesionist

1 min read

Karlsruher, Gjermani, 15 Dhjetor 2012 – Butrint Rama ka vazhduar me fitore në boksin profesionist. Ai mbrëm shënoi fitoren e katërt në boksin profesionist duke fituar hungarezin Titusz Szabo me KO në raund të tretë.

Dominimi i Ramës filloi që nga raundi i parë ku dominoi plotësisht, ndërsa çdo gjë e përfundoi në raundin e tretë kur me një goditje të fortë i dha fund kësaj përballje.

Rama përmbyll këtë stinor me 4 duele të zhvilluara, 4 fitore (3 KO), ndërsa vitin e 2013 do të jetë edhe më aktiv dhe nga fundi i vitit të ardhshëm do të kërkoj ndonjë sfidë për titull.

Lajmin për fitoren e Ramës enkas e sjell për Kosova Boxing vëllai i Butrintit, Arbër Rama, në të cilën ne e falenderojmë.

Kosovaboxing.org
16 Dhjetor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.