Ish-kampioni botëror, Hasim Rahman shpreson që sërish të bëhet kampion i botës. Rahman do të jetë mandatori kryesor i kampionit botëror në versionin WBA,Alexander Povetkin. Data e këtij meçi pritet që shumë shpejt të përcaktohet. Rahman është duke u stërvitur për një kohë të gjatë me një intezitet të lartë, ku ish-kampioni botëror këtë sfidë e ka marrë mjaft seriozisht. Njeriu që ishte i pari dhe i vetmi që plandosi Lennox Lewis, pret fitore ndaj rusit Povetkin. Rahman gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 59 meçe profesioniste, duke shënuar 50 fitore (41 KO), 7 humbje dhe 2 barazime. Ai ka pasuruar boksin modern me shumë përballje gjatë këtyre viteve. Rahman duket i motivuar si kurr më parë. 39-vjeçari pret që për herë të dytë të stoliset me titullin e kampionit. Por, a do të ketë Rahman gjasa? Ne i japim një shenjë pozitive boksierit amerikan, nga ajo që ka treguar Povetkin në tre meçet e fundit. Povetkin kundër Chagaev nuk ishte mjaft superior. Për këtë meç meritat mund ti drejtohen trainerit Atlas, i cili me shumë vështirsi nxorri  fitoren e Povetkin. Pastaj me Boswel ishte i ngathët, por ia doli nga një pakujdesi nga amerikani të triumfoj. Ndërsa me Marco Huck zhgënjeu plotësisht. Nuk është ai Povetkin që mundet të bëjë. Ai po duket mjaft i padiciplinuar dhe kjo do ti kushtoj kundër ndonjë boksieri si Rahman, i cili njifet me grushtin e fortë dhe ka për t`a shtrirë për toke. Povetkin në dy meçet e fundit ka stërvitur vetëm nga një muaj, por ai ka kohë që këtë punë nuk e merr seriozisht, ndërsa Rahman i uritur që sërish të triumfoj. Kjo do të sjell një meç interesant, dhe nëse shofim Povetkin të dobët si në meçet e fundit, atëhere shumë lehtë mund të kemi Hasim Rahman sërish kampion bote.

Artan Vërbica
20 Mars 2012