RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Qëndrim Krasniqi gjurmëve të vëllait Haxhiut

2 min read

Në familjen Krasniqi shtohet edhe një boksier i cili vazhdon traditën e boksierëve tanë kulmor që tani e sa vite ne krenohemi me ta. Juniku pas Luan Krasniqit, Haxhi Krasniqit, Ardian Krasniqit, listës i shtohet edhe vëllai i vogël i Haxhi Krasniqit, Qëndrimi i cili hapat e parë të boksit është duke i zhvilluar në klubin e boksit “Sport Center Pashtrikë” në Gjakovë.
Qëndrimi sot feston ditëlindjen e 14-të dhe ai sikur se vëllai i tij Haxhiu dëshiron të bëhet boksier. “Dëshira ime është që të bëhem boksier me suksese të mëdha si Luani dhe Haxhiu, por deri te suksesi i tyre mua me pret një punë e gjatë dhe e mundimshme” theksoi Qëndrim Krasniqi.

Rrugës së suksesit të familjës Krasniqi në boks tashmë është duke e vazhduar edhe nipi i Luan Krasniqit, Ardiani i cili ka zhvilluar deri më tani 15 meçe amatore duke shënuar 14 fitore dhe një humbje. Ardiani është kampion aktual i republikës Baden-Wurttemberg. Ardiani është 16-vjeçar dhe konsiderohet ndër talentët më të mëdhenjë në Gjermani. Për te përkujdeset babai i tij, Agimi i cili njëherit është edhe trainer i tij personal. Ardiani është pjesë e ekipit “Rottweill” dhe nga ai shifet një e ardhme e boksit tonë. Familja Krasniqi ka në përkujdesje të plotë talentin e ri të familjes Krasniqi dhe ata ngadal dhe me kujdes të madh janë duke e ndërtuar si boksier.

Kosova Boxing është mediumi i parë që nga fillimi i karrierës së Ardianit e cila është duke e përcjellur me vëmendje të madhe zhvillimin e tij. Këtë gjë do të bëjmë njejtë edhe me Qëndrimin i cili ka ambicie të mëdha i cili shumë shpejtë do të debutoj në kampionatin e Kosovës.

Përgatiti:
Artan Vërbica
5 Shtator 2012

4 thoughts on “Qëndrim Krasniqi gjurmëve të vëllait Haxhiut

  1. AHUHAHAHHAHAHAHHAHA
    AHUHAHHAHAHAHAHAHHAHA
    O EW EW BREEE  TON BOKSIERAT E KRASNIQIT KAN GAZIT AHUHAHHAHAHHA TAN JAN P… :AAAAAA

  2. une besoi qe qendrimi kraqniqi do te jet nje bokser shum i mir dhe dote ket suksese te medha ehde per te kujdeset trajneri ti eduard hoti i cili esht nje trajner shum i mir

  3. Kam respekt per Eduard Hotin. Pajtohem plotrsisht, edhe si boksier ka qene i mire dhe i diciplunim dhe poasht tani si trajner eshte duke bere pune te mirefillt. Sulsese te gjithe klubit

    Artani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.