RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Qato në ring me 23 Mars

1 min read

Ish-kampioni WBF, Kreshnik Qato do të zhvilloj duelin e parë këtë vit me 23 Mars në Londër. Kampi i Qatos nuk kanë dashur të publikojnë kundërshtarin pasi që në ditët në vijim presin të zgjedhin kundërshtarin e tyre dhe kjo do të mësohet ekskluzivisht për Kosova Boxing. Për Qaton ky do të jetë meçi i 35-të në boksin profesionist. Ai ka rekord prej 26 fitore (5 KO) dhe 8 humbje. Meçi do të zhvillohet në Londër në palestrën Trozy, e cila gjendet në këtë adresë ku simpatizuesit shqiptar mund të përkrahin Qaton, në 490 commercial road, London, E1 0HX. Meçin e Qatos si çdo herë pritet të emitohet nga televizion ORA News. Lajmin për agjencionin tonë e bëri miku i ngushtë i Qatos, Kreshnik Noka.

Kosovaboxing.org
2 Mars 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.