RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Qato fiton titullin e kampionit të Anglisë

2 min read

Excel Arena, Londër, 2 Qershor 2012 – Kreshnik Qato 29-8-0 (5 KO) ka fituar titullin e kampionit të Anglisë në kategorinë e mesme. Qato kishte për kundërshtar boksierin e rëzikshëm Matt Hainy 9-4-0 (1 KO). Qato nuk e filloj mjaft mirë meçin ku kishte vështirësi të gjej mënyrën se si të mund kundërshtarin. Dy raundet e para nuk ishin edhe aq të mira për të, ndërsa raundi i tretë ishte edhe më i keq ku mori një në “Knock-Down”. Por Qato shumë shpejt mori vetën dhe stabilizoj meçin. Se sa i mirë është Qato tregon fakti se çfarë rikthimi bëri, ku me shpejtësin dhe teknikën e tij arriti ti fiton të gjitha raundet duke dalur ngadhënjimtar në fund. Qato e kishte dëmtuar mjaft rënd kundërshtarin ku vazhdimisht patë rrjedhje të gjakut dhe vetullën e djathtë ia kishte dëmtuar rënd. Në fund dy gjyqëtarë meçin e vlerësuan në të mirë të Qatos me 96-94 dhe 98-94, ndërsa njëri në favor të anglezit me 95-94.

Edhe kësaj radhe në përkrahje të madhe u gjend Qato nga shqiptarët ku ishin në një numër të madh. Ndërsa në fund nuk munguan fyerjet dhe ofendimet e anglezëve kundraj shqiptarëve të pranishëm dhe kundër stafit të boksierit tonë, por kjo kaloi me pjekuri të madhe nga të gjithë bashkëkombasit tonë ku e rëndësishmja ishte fitorja e boksierit tonë.

E faleminderojmë ndihmës trainerin e Qatos, Agim Halili i cili ekskluzivisht na dërgoi këtë raport për Kosova Boxing.

Artan Vërbica
2 Qershor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.