Hën. Jan 27th, 2020

Qamil Balla pranë sfidës më të vështirë këtë fundjavë

1 min read

Qamil Balla kundër George Kambossos Junior me 6 maj 

Qamil Balla vs. KambososQamil Balla (11-0-1, 5 KO) do të jetë pranë sfidës më të vështirë deri më tani ku në Auckland të Zelandës së Re do të boksoj me George Kambossos Junior (11-0, 6 KO). Meçi i tyre do të jetë në 10 raunde në kategorinë e lehtë. 

Të dy boksierët janë të përafërt me rezultat, por në renditje George Kambossos Junior renditet më mirë se boksieri ynë, i 10-ti në versionin WBA, ndërsa nga enti për statistika BoxRec.com i 40-ti në botë. Ndërsa Balla akoma nuk renditet në TOP-15 të ndonjë versioni edhe pse është dashur të jetë emri i tij në WBA pasi ai fitoi para kësaj përballje titullin WBA të Okeanisë. Balla renditet i 88-ti në botë nga boxrec.com. 

Kosova Boxing që nga fillimi ka ndjekur rezultatet e dy vëllezërve, Qamil dhe Ibrahim Balla. Edhe pse shumë larg nga ne, krenohemi me sukseset e arritura e deritashme në Australi.

www.kosovaboxing.org
2 maj 2017 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.