Kambosos vs. BallaVodafone Events Center, Manukua City, Zelanda e Re, 6 maj 2017 – Boksieri ynë me origjinë shqiptare me nënshtetësi australiane, Qamil Balla (11-1-1, 5 KO) nuk ka arritur të triumfoj në betejën e zhvilluar kundër George Kambosos Junior (12-0, 6 KO) në fundjavën e kaluar në Manukua City të Zelandës së re.

Ai në këtë përballje humbi me vendim unanim pas 10-raundeve. Kjo është humbja e parë në karrierë nga Balla në 12-meçet e tij, ndërsa që Kambosos mbetët i pamposhtur në 12-meçe, të gjitha fitore.

Meçi Balla dhe Kambosos ishte parameç i duelit për titullin e kampionit të botës në versionin WBO në kategorinë e rënd ndërmjet Joseph Parker (23-0, 18 KO) dhe romunit Razvan Cojano (16-3, 9 KO) të cilin e fitoi Parker me vendim unanim pas 12-raundeve.

www.kosovaboxing.org
8 maj 2017